Durrës, rritet kërkesa për të punuar guidë turistike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermest Sollaku prej dy vitesh punon udhërrëfyes në qytetin e Durrësit. Studenti i vitit të dytë në degën “Guidë turistike” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka krijuar tashmë një eksperiencë pune dhe është në pritje të pajisjes me licencë.

“Jam guidë turistike, amator për momentin por pres të marr dhe licencen. Turistët I shoqëroj në Durrës por dhe në qytete të tjera si Krujë dhe Berat. Ata kryesisht janë të interesuar të mësojnë për kohën e komunizmit”, tha Ermest Sollaku.

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve ka bërë që të shtohet kërkesa për guida turistike. Kthimi i Durrësit në një destinacion gjithë vjetor, do u krijonte mundësi personave që shërbejnë si guida turistike të kenë një punë stabël.

“Aktualisht studentet punojnë vetem gjatë sezonit veror, sfidë mbetet të punësohen gjatë gjithë vitit. Ky është shqetësimi kryesor, që të punësohen me kohë të plotë”, tha pedagogia Dorina Xheraj.

Në takimin e zhvilluar paraditen e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak mes përfaqësuesve të Drejtorisë së Turizmit dhe studentëve të UAMD-së që ndjekin degën “Guidë Turistike” theksi u vu tek prezantimi i guidave të reja dy- tre ditore, të cilat do t’u ofrojnë të huajve një panoramë më të gjerë të të gjithë potencialit historik, natyror, kulinarisë, turizmit të aventurës etj që qyteti 3000-vjeçar ofron.

Në prag të këtij sezoni të ri veror, bashkia Durrës vjen me aplikacionin dhe ëebpage-n e dedikuar turizmit www.visitdurres.al, ku jepet një informacion mjaft i detajuar, shoqëruar me video dhe foto mbi atë çfarë ofron qyteti. Vitin e kaluar, Durrësin e vizituan 1.5 milionë turistë, ndërsa këtë vit pritshmëritë janë edhe më të larta./E.T

Të fundit

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në...

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.5 lekë dhe do të shitet me 86.6 lekë. Euro do të...

ADN-ja nga varret e Majave zbulon sekrete që mund të ndryshojnë gjithçka që dimë

Një studim pionier po zbulon historinë gjenetike të qytetërimit klasik Maja, duke ofruar perspektiva të reja mbi origjinën e tyre, lëvizjet e popullsisë dhe...

Nga pista e ambicieve të Rinasit drejt terminalit të rinovuar të Veronës

Shënime udhëtimi Nga Leonard Veizi Me sa duket, e gjithë bota është në arnim e sipër. Qep e shqep. Para pak muajsh isha në Nju Jork....

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të zgjeruar që ndalon plotësisht hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende dhe vendos...

Lajme të tjera

Web TV