Dita do të kthehet në natë, ja kur do të ndodhë eklipsi total diellor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndër fenomenet hapësinore që tërheq më shumë njerëzit, pavarësisht është e shpjeguar qartë nga shkenca janë eklipset.

Një i tillë, eklips i plotë diellor do të ndodhë më 8 prill të këtij viti. Ky fenomen ndodh një herë ë 7 vite kur Hëna “rrëshqet” mbi sipërfaqen e Diellit, duke shkaktuar hije mbi një pjesë të Tokës.

Gjatë kësaj kohe, bota do të kthehet e errët si nata.

Të parët që do të mund ta shohin eklipsin nga Toka do të jenë banorët e Meksikës. Por ky fenomen natyror do të mund të shijohet nga të gjithë në SHBA e Europë.

Përse ndodhin eklipset është e thjeshtë: Hëna futet mes Tokës dhe Diellit.

Por çfarë është një eklips i plotë diellor?

Një eklips diellor ndodh kur Hëna e orienton veten mes Tokës dhe Diellit, duke e mbuluar sipërfaqen diellore nga shikimi ynë.

Në terma kozmikë, është e pazakontë që kjo të ndodhë: Hëna është rreth 400 herë më e vogël se Dielli, por është rreth 400 herë më pranë nesh. Kjo do të thotë se kur dy trupat qiellorë rreshtohen, ato duken sikur të jenë me të njëjtën madhësi në qiell.

Eklipsi i pjesshëm diellor ndodh kur Toka, Hëna dhe Dielli rreshtohen në mënyrë jo perfekte. Hëna errëson vetëm një pjesë të Diellit. Do të ketë dy të tillë në 2025-n.

Toka mund të futet po ashtu mes Hënës dhe Diellit, duke krijuar një eklips hënor. Kjo mund të shihet një ose dy herë në vit.

Sa errësirë do të jetë gjatë kohës që ndodh eklipsi?

Eklipsi do të zgjasë rreth 2 orë ose më shumë. Ai do të nisë me një eklips të pjesshëm të Diellit, teksa Hëna ha një copëz të vogël të skajit të Diellit, më pas konsumon gjithnjë e më shumë nga sipërfaqja e tij. Sipas Nasa-s, kjo mund të zgjasë kudo, nga 70 deri në 80 minuta.

Lexo edhe :  Burgerat Artizanale që sfidojnë shijet e zakonshme

Faza e eklipsit kur Hëna ka bllokuar tërësisht sipërfaqen e Diellit quhet totalitet. Ky është i vetmi event që mund të shihet me sy të lirë.

Kohëzgjatja varion nga vendi. Në Prill, disa vende do të mund ta shohin këtë fazë për më shumë se 4 minuta, të tjerë për vetëm 1 ose 2 minuta.

Gjatë fazës totale, qielli do të errësohet si të jetë natë dhe temperatura do të bjerë. Papritur do të jenë të dukshme rreze drite nga atmosfera e jashtme e diellit, ose korona. Pas fazës totale, Dielli do të dalë ngadalë pas hënës sërish, një tjetër eklips i pjesshëm që do të zgjasë njësoj sa hera e parë. Hëna do të tërhiqet derisa Dielli të kthehet me shndritjen e tij normale në qiellin tonë./O.S

Të fundit

Dhëmbë për dhëmbë/ Trump i kundëpërgjigjet Kanadasë, dyfishim i tarifave për…

Presidenti Donald Trump dyfishoi të martën tarifën për të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet...

“Më vodhi Range Rover-in” – 52-vjeçari në Elbasan denoncon vëllanë, policia e arreston

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover të vëllait të tij 52-vjeçar. Ka...

Unazat e fejesës, mes kurioziteteve dhe bestytnive, nga Roma e lashtë e deri më sot

Ai, i emocionuar, ulet në gjunjë dhe i kërkon dorën duke hapur një kuti të vogël. Brenda, një unaze me një diamant! Kjo skenë, tipike...

Negociatat e integrimit/ BE synon hapjen e të gjithë grupkapitujve këtë vit

Bashkimi Europian po përgatit qëndrimin për Shqipërinë me qëllim mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare në fund të muajit mars. I pranishëm në  Këshillin...

Zbulohen faktet dhe provat e reja të SPAK-ut kundër Erion Veliajt

Pas rreth më shumë se 7 orë seancë, Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër vazhdimin e seancës për dhënien e vendimit ndja Erion...

Lajme të tjera

Web TV