Nga Nikoleta Kovaçi/
“Ishte i veshur sportiv dhe kishte bluzën me kapuç. Ishte i vetëm dhe më bëri përshtypje çne me kapuç në gjithë këtë vapë. I kërkova maskën dhe më pas edhe një mjet identifikimi. Më tha se maskë nuk kishte por në atë moment shquajta që çanta ishte e fryrë dhe dyshova për armë. Por prapë s`ma mori mendja se do ta nxirrte. U largua me vrap dhe nxori armën. Ikte dhe më kthente armën. Unë shtiva në ajër me idenë që do të ndalonte. Nuk e njihja sepse në fakt nuk njihej se ishte ai për shkak të kamuflimit. Atëherë kur në ikje e sipër më ktheu armën sërish e qëllova. E kam qëlluar te këmbët se s’doja ta vrisja dhe nuk e di se si plumbi ka shkuar te kalimtarja”.
Kjo është dëshmia e dhënë në polici e efektivit të ‘Shqiponjave’ vetëm pak çaste pasi ka mundur të plagosi personin që nuk pranoi t`i ndalohej dhe që e kishte kërcënuar dy herë me armë. Efektivi i policisë sipas të dhënave në momentin që është përballura me Orges Bilbilin ka qenë i vetëm dhe se gjithë skena është zhvilluar vetëm mes atyre të dyve. Efektvit më pas i kanë ardhur në ndihmë edhe kolegët e tij të cilët menjëherë e kanë vënë në pranga të riun duke e nisur edhe në drejtim të spitalit Ushtarak për t`i dhënë ndihmën e parë. po aty është nisur edhe kalimtarja e rastit emri i së cilës ende nuk është mësuar.
Policia që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka hedhur dritë mbi mometin e ngjarjes por pa mësuar se si ka qëndruar në mes të Tiranës një prej personave të të kërkuar të Policisë dhe të Interpolit. Orges Bilbili në fakt nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria pasi autoritetet e dinë shumë mirë që ai s’ka lënë asnjëherë vendin që prej asaj kohe, ndërkohë që sipas të dhënave Bilbili ka patur mbrojtje mjaft të madhe në radhët e policisë që në kohën kur u identifikua në bashkëpunimin për drogën e Reformatos.
Megjithatë tashmë është e udhës të zbardhen shumë ngjarje që lidhen me dyshime të forta që Bilbili bashkë me një grup tjetër rivbal të Aldo Bares janë jo vetëm autorë të disa ngjarjeve në Lushnjë po madje edhe të disa atentateve në Fier, Vlorë dhe në Durrës. Por duke patur parasysh se bëhet fjalë për një shpërblim prej 50 mijë eurosh të hedhur nga policia për ‘kokën’ e tij dhe të bashkëpunëtorit të tij, Laert Haxhiu, sërish shpresat për zbardhjen e ngjarjeve pa autor janë të pakta.
Identifikohet ‘i super-kërkuari’ që u përplas me armë me policinë në Tiranë
I plagosuri i sotëm, 3 vjet më parë tentoi të shuante familjen e Aldo Bares