Kosova përparon drejt anëtarësimit në KE/ Miratohet raporti: Ka përmbushur kushtet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, tha se opinioni i raportueses Bakoyannis rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “pa asnjë parakusht shtesë”.

“Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, të gjitha propozimet që të vendosen parakushte të reja “janë refuzuar nga shumica e anëtarëve të Komitetit, gjë që tregon se Kosova duhet të bëhet anëtare në maj të këtij viti dhe parakushtet e reja do të ishin të padrejta”.

Në raportin e Bakoyyanis, tha zëvendësministri Ahmeti, kërkohet po ashtu edhe largimi i fusnotës që vendoset para emrit të Kosovës, “fusnotë e cila është përdorur që nga viti 2008 në çdo raport dhe komunikim mbi dhe me Kosovën. Gjithashtu, rekomandohet që Kosova të ftohet si shtet, sipas nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës, dhe jo si vend sipas nenit 5”.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, që ishte i pranishëm në takim, tha se raporti u votua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim. Por, sipas tij, gjatë takimit kishte mospajtime.

“Në Komitet deputetët ishin të ndarë. Në njërën anë, Serbia kundërshtonte dhe në anën tjetër kishte pothuajse konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Pas këtij votimi në Strasburg, çështja procedon në Asamblenë Parlamentare dhe nëse merr miratimin edhe në këtë institucion, atëherë fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës gjatë një mbledhjeje që do të mbajë në muajin maj.

Lexo edhe :  Ky është i riu filipinas që dyshohet se vrau studenten shqiptaren në Itali

Kosova ka aplikuar në majin e vitit 2022 për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi i saj kundërshtohet nga Serbia.

Anëtarësimi i Prishtinës është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 15 mars, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sugjeroi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe çështja e disa shpronësimeve në veriun e banuar me shumicë serbe, mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi më herët gjatë 27 marsit se themelimi i Asociacionit – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh më 2013 – nuk është kusht për anëtarësimin e Këshillit të Evropës.

Ajo tha se në raportin e Bakoyannis qartëson në paragrafin e 11 se “kur flitet për Asociacionin, flitet si një prej detyrimeve pas anëtarësimit, pra nuk flitet për këtë fazë për themelim të Asociacionit”.

Këshilli i Evropës është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut./O.S

Të fundit

Politika izoluese

Një udhëzues për argumentet e reja kundër emigracionit. Nacionalistët thonë se emigrantët rrisin çmimet e shtëpive, kushtojnë para dhe...

Shefi i NATO-s: BE po rrit ndjeshëm përpjekjet e saj në mbrojtje

Ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan përsëri në ditën e dytë për të diskutuar mbi përgatitjet për samitin që do të mbahet më...

Paris Saint-Germain shpallet kampion i Ligue 1 gjashtë javë para mbylljes së kampionatit

PSG është shpallur që sot matematikisht fituese e titullit kampion në Francë, duke çuar në 13 numrin rekord të trofeve që i përkasin kësaj...

“Rama-Basha gili-vili çdo ditë”, Berisha: U riktheva në politikë për shkak të…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët e Malësisë së Madhe, ku foli për situatën politike dhe replikat mes kryeministrit...

Fokusi tek qetësia,privatësia dhe magjia! 7 destinacionet që duhet t’i vizitoni patjetër…

Kur viziton një destinacion jashtëzakonisht të njohur, si mund të sigurosh edhe privatësinë dhe qetësinë maksimale njëkohësisht? Duke u akomoduar në “parajsën” tënde personale. Në...

Lajme të tjera

Web TV