Berisha: Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme në fjalimin e tij se teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij

Berisha: Beteja për teatrin është betejë mes mosqenies dhe qenies shqiptare. Betejë që zhvillohet në mes të Tiranës, në zemër të saj.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë? Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën.

Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë. Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar.
Është betejë për identitet kombëtar.

Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë. Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari. Ajo është kauzë e Shqipërisë. Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë. Është kauzë e të ardhmes sonë./E.T

Të fundit

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, gjatë monitorimeve për rritjen e sigurisë detare gjatë kësaj jave, kanë bllokuar 20...

Banaku ku punonte 12-vjeçari falimentoi pas reklamës së Fevziut

Pas promovimit nga gazetari Blendi Fevziu, i cili vlerësoi sipërmarrjen e një 12-vjeçari që shiste limonadë në rezidencën luksoze Green Coast, realiteti në terren...

Ish-futbollisti “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen, nuk pendohem!

"Çekiçi 14", Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Stuhia e dëborës godet Australinë!

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa moti i keq goditi kontinentin gjatë fundjavës. Autoritetet njoftuan se reshjet...

Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve të egra antishqiptar që u hodhën në Kumanovë, gjatë ndjeshjes së Basketbollit...

Lajme të tjera

Web TV