Instagram me ndryshime të reja, fillon të kufizojë “përmbajtjen politike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Meta ka nisur të praktikojë një opsion të ri në Instagram dhe Treads, i cili është kufizimi i “përmbajtjes politike”.

Firma njoftoi lançimin e funksionit në një postim pothuajse të pavënë re në Facebook, duke deklaruar se ata duan t’i bëjnë platformat “një përvojë të mirë për të gjithë”.

Më pas ata deklaruan se përmbajtja politike nuk do të kufizohet vetëm tek përdoruesit që ndjekin një faqe të caktuar, por algoritmi do të kufizojë që një përmbajtje e tillë të shfaqet tek përdoruesit që nuk ndjekin një faqe të caktuar.

Sipas përkufizimit të përmbajtjes politike në vetë aplikacionin, thuhet se kjo zakonisht i referohet “qeverive, zgjedhjeve ose temave sociale që prekin grupe njerëzish dhe/ose shoqërinë në tërësi“.

Kjo raportohet se ndikon në sugjerimet në skedat “Eksploro”, rekomandimet e furnizimit dhe përdoruesit e sugjeruar.

Opsioni i kufizimit aktivizohet automatikisht në profile, por ka edhe një mënyrë për ta fikur. Si ta bëni, shihni këtu:

Kujtojmë që prej vitit 2021 Meta ka përmbajtje të kufizuar politike në Facebook./   S.M

Të fundit

Zgjedhjet europiane/ PPE merr shumicën! Goditje për Gjermaninë e Francën

Partitë e ekstremit të djathtë në Francë, Gjermani, Holandë, Austri performuan fuqishëm në zgjedhjet europiane një votim që do...

“Shkolla ‘Emin Duraku’ ka rilindur”/ Rama ndan pamjet! Tashmë me standarde europiane

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla “Emin Duraku” në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan...

Pakënaqësi e madhe ndaj qeverisë, por frymëzim i pakët nga opozita

Nga Eduard Zaloshnja  Ndër 115 pyetjet në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin...

Kosova feston sot 25 vjetorin e çlirimit!/ Rama shkon në Prishtinë, zbardhet axhenda

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës....

Pse gratë e suksesshme nuk e kanë vëmendjen e burrave

Gratë që ndërtojnë karrierën e tyre kanë jetë shumë më të keqe dashurie sesa ato që nuk janë aq të fokusuara në punë. Ky...

Lajme të tjera

Web TV