Meta: 2019, vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta thotë se viti që po lemë pas ka qenë një vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet.

Duke ju referuar tensioneve mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare, Meta thotë se e sheh të provokuar qëllimisht.

Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh.

Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në tërësi, në të në gjitha drejtimet. Asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe jetën e një vendi.

Le të shpresojmë dhe reflektojmë thellë dhe të na kthehet gjithë kjo eksperiencë në një motiv jo thjesht për të shpresuar por për të punuar dhe angazhuar së bashku që Shqipëria të vendoset në shinat e normalitetit të një vendi demokratik, shtetit të së drejtës, ku qytetarët jo vetëm dëgjohen por edhe vendosin.

Dhe natyrisht Shqipëria të mos jetë një model i keq për Kosovën kur i ka pasur të gjitha mundësitë për shkak dhe të eksperiencës si një shtet më shumë se një shekull për të qenë shembull më pozitiv”, tha presidenti Meta në studion “360 Gradë”.

Të fundit

Si agjentët e Mossad-it në Iran përgatitën terrenin për sulmet ajrore të Izraelit

Operacioni ushtarak izraelit “Ngritja e Luanit”, më i madhi i nisur ndonjëherë nga Izrali kundër Iranit, filloi në orët...

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin Tsikhanouski

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes për të kandiduar për...

Kokainë dhe para cash, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar në Crespina Lorenzana. Sipas raportimeve, 31-vjeçari shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një kontrolli të rastësishëm. Sjellja...

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat angleze raportojnë se klubi katalanas...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Lajme të tjera

Web TV