Durrësi mbushet me turistë/ Pushues nga shumë vende të botës vizitojnë monumentet antike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Është hera e parë dhe erdhëm me idenë që mund të ishte interesante dhe vërtet është shumë këndshëm. Erdhëm dje dhe ende s’kemi parë shumë gjëra. do të qëndrojmë disa ditë dhe do të kthehemi në Stokholm”, u shpreh një turist.

“Këtu është kaq bukur. Kur u ngritëm në mëngjes dielli shkëlqen nga dritaret. Kemi ardhur me familjen, 8 veta, për të festuar 50-vjetorin e njërit prej anëtarëve të saj”, tha një pushuese.

“Ne jemi nga Anglia jugore dhe është hera jonë e parë në Shqipëri. Është qytet i ngrohtë, mikpritës dhe i bukur”, tha një tjetër.

“Po ta krahasojmë me 3-mujorin e vitit të kaluar ka një rritje të numrit të turistëve në qytet sicc mund ta shihni dhe ju. Vitin e kaluar pati më shumë se 1 milion turistë dhe këtë vit presim një numër më të madh turistësh. Minimalisht presim 25 %turistë më shumë se vjet”, u shpreh Floreta Kërtusha, Drejtoria e Turizmit, Bashkia Durrës.

I ndërtuar midis shekujve I dhe II të erës sonë, Amfiteatri Antik është monumenti që tërheq masivisht turistët e huaj, por jo vetëm ai. Një mori vendesh dhe plazhesh e gjiresh të fshehta me rërën e artë për t’u zbuluar, ushqimi dhe turizmi i aventurës janë pjesë e paketave turistike që ofron Durrësi këtë vit.

“Kur kontrollon online, një nga atraksionet e para për Shqipërinë është Amfiteatrin ë Durrës. Ndaj e dënim kur të vinim në Tiranë do të vizitonim Durrësin dhe erdhëm për ta parë këtë vend. Është një sit historik fantastik”, u shpreh një turist.

“Më së shumti është qendra historike e qytetit më lehtësisht e arritshme nga të gjithë, po vihet re rritje e numrit të turistëve të apasionuar pas turizmit të aventurës, ata që janë të interesuar për shtigje natyrore, ecje dhe çiklizëm. Interes i rritur që e pamë dhe në Panairin Ndërkombëtar të Berlinit kur agjencitë u interesuan dhe për këtë produkt turistik. Ndaj vijmë ndryshe këtë vit dhe me guidat me motorë”, shpjegoi Kërtusha.

Lexo edhe :  Një intervistë e rrallë, larg drojës në bisedë me seksologun, Dr. Adem Harxhi…

Produktet e larmishme turistike falë bregdetit kodrinor, klima e butë mesdhetare, mikpritja dhe shërbimi i mirë janë faktorë kyç, sipas turistëve, për rikthimin e tyre në Shqipëri.

“Këtu moti është i mirë, njerëzit miqësorë. Është një vend i mrekullueshëm për turistët. Do t’Ia sugjeroja kujtdo të vinte këtu. Është shumë bukur”, rrëfeu një turist.

“Na pëlqen. Njerëzit janë të afrueshëm, çmimet janë të lira për ne, kështu që do të kthehemi përsëri”, tregoi një tjetër.

Shqipëria është kthyer në destinacionet më tërheqëse me një rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Turistët që zgjedhin Durrësin për pushime nuk janë vetëm nga rajoni dhe Europa, ku kryesojnë polakët, italianët, çekët dhe vendet nordike, por tashmë vijnë nga e gjithë bota.

“Është shumë interesant fakti që kemi pasur turistë dhe nga Japonia, India, nga Amerika. Nëse do të shtrinim hartën…”, shton Kërtusha./O.S

Të fundit

“U vdiq presidenti se nuk rregullojnë dot helikopterët”/ Hendeku mes Izraelit dhe Iranit

“Izraeli nuk ka mundur do të shkatërrojë impiantet bërthamore të Iranit, por sulmet e kësaj fundjave duket se janë...

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje: Izraeli po mbron lirinë në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe dukshëm duke iu drejtuar publikut amerikan. Ai e...

SHBA uron Kosovën: Jeni vendi i parë në Europë që pranoni shtetas të huaj nga Amerika

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Kosovës në çështjet e migracionit, duke e cilësuar si vendin e parë...

VIDEO/ Sirena kudo në qytet, shikoni sesi Izraeli sulmon me raketa Iranin

Izraeli vijon që të sulmojë Iranin, teksa autoritetet iraniane kanë raportuar se disa raketa janë kapur. Nga video që po transmetohet në mediat ndërkombëtare, raketat...

Financat publike, pagat e magjistratëve dhe qytete që vdesin

Bajram Peçi Në mënyrën se si krerë të GJK dhe KLGJ, kanë dalë në deklarime ndaj shefit të qeverisë, që u kërkoi si kryeministër të mos...

Lajme të tjera

Web TV