Verë në Prill, sinoptikanët ngrenë alarmin: Temperaturat 6 gradë celcius mbi normalen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditë verë parashikohet të jetë e hëna në vendin tonë. Termometri  sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të  shënojë vlera  deri në 30 gradë celsius.

Masat ajrore  me orgjinë nga Afrika   të pranishme në Europë bëjnë të përjetojmë temperatura  të  pazakonta për muajin.

“Maksimume 6 gradë celsius më lart se normalja e prillit… Dita e hënë do të sjellë një tjetër rritje me të paktën 2 gradë celsius të temperaturave të ajrit duke bërë që të kemi maksimume në zona të izoluara mbi 29 gradë celsius. Këto temperatura te larta të ajrit vijnë si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Afrika të pasura me prezencë të lartë të grimcave të rërës”.

Ajri pastrohet të martën  ndërsa toka ndotet. Pasojë e reshjeve me baltë  që pritet të bien.

“Mbrëmjen e të hënës presim shtim të lagështirës në territorin shqiptar çka do të bëjë që grimcat e rërës të pasurohen me lagështirë, të fitojnë peshë e të bien drejt tokës duke bërë të kemi shi balte. Do të jetë një episod mjaft i shkurtër në orët e vona të së hënës e mëngjesin e së martës”.

Me largimin grimcave të pluhurit  me orgjinë  nga Afrika  në ajër parashikohet dhe stabilizim i temperaturave.

Problematike gjatë të hënës parashikohet të jetë era   e cila në det të hapur sipas shërbimit “Meteoalb” pritet të shkojë  mbi 75 km/orë.   Intensitet që  sipas meteorologëve pritet  të  bie të martën./e.t

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi,...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Lajme të tjera

Web TV