Bota s’po lë vend pa e kërkuar, Ukraina thotë se ky ilaç shëron koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Ukrainës ka nisur një aksion kombëtar për të përfshirë në protokollin e trajtimit mjekësor të pacientëve me koronavirus, ilaçin Hydroksilklorinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Ukrainës, theksohet se 320,000 tableta të këtij ilaçi do të përdoren për të trajtuar më shumë se 22,000 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë po bën çmos për të luftuar koronavirusin në mënyrën më efektive të mundshme. Për këtë arsye, ne kemi kërkuar nga prodhuesit farmaceutikë ndihmën e tyre. Kjo sasi tabletash do të jetë e mjaftueshme për të trajtuar mbi 22,000 pacientë me COVID-19”, tha sot ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Maxym Stepanov.

Produkti mjekësor me substancë aktive Hydroxychloroquine është shpërndarë tashmë midis njësive strukturore të kujdesit shëndetësor. Ndërsa priten edhe sasi të tjera për t’i përdorur te pacientët e prekur nga koronavirusi. Shpërndarja e kësaj sasie pritet të bëhet në fillim të javës që vjen.

Ky ilaç është përfshirë në protokollin tonë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe do të përdoret për pacientët me simptoma të rënda nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve si dhe me pëlqimin me shkrim të vetë pacientëve. Ai do të jetë falas për ata pacientë që me të vërtetë e duan për arsye mjekësore” shpjegoi ministri i Shëndetësisë, Maxim Stepanov./Përshtati nga Reliefweb për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Foto e rreme e liderëve evropianë jashtë zyrës së Trump bëhet virale

Një imazh i rremë që pretendon se tregon udhëheqësit evropianë të ulur në një rresht në Shtëpinë e Bardhë...

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë mes Putinit dhe presidentit...

Arratisje spektakolare në Napoli, dy të burgosur çajnë murin dhe zhduken

Dy të burgosur kanë arritur të arratisen gjatë natës nga burgu i njohur i Poggioreale-s në Napoli. Të arratisurit janë një shtetas algjerian dhe një...

Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme për skuadrën e kuqezinjve, duke...

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij,...

Lajme të tjera

Web TV