ERE shqyrton fashat e reja të energjisë për furrat e bukës e pastiçeritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enti Rregullator i Energjisë shqyrtoi kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal sh.a. për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “Furra buke dhe/ose prodhim mielli”.

Diskutimi u fokusua tek 3 fashat e propozuara për furrat e bukës:

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do jetë 7.6 lekë/kilovati.

Çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do jetë 9.5 lekë/kilovat.

Çmimi i energjisë për furrat, që janë edhe pastiçeri por edhe kafe do të jetë 12 lekë/kilovat.

“Në kërkesën e FSHU thuhet se:- FSHU. sha është përballë vështirësive, pasi përfitojnë një çmim 7.6 lekë për kilovat orë, por në fakt nuk janë vetëm furra buke por edhe pastiçeri. Nga kontrollet e bërë nga FSHU është konstatuar se është abuzuar me këtë çmim nga bizneset nuk janë vetëm furra. Vitin e kaluar konsumi i energjisë nga furrat ishte 67 milionë kilovat dhe kostoja për FSHU përllogaritej 515 milionë lekë”, u tha nga relatori në mbledhjen e ERE.

Pas këtij propozimi të bërë nga FSHU, Enti Rregullator i Energjisë nisi procedurat për shqyrtimin e kësaj kërkese, dhe kërkoi nga FSHU një analizë kosto përfitim. Pra sa do jetë kostoja për këtë kategorizim e furrave, si dhe sa do të jetë përfitimi i FSHU nga këto fasha të energjisë.

Po ashtu ERE tha se do të bëjë konsultime me palët e interesit, për këto propozime dhe më pas do të dilet me një vendim përfundimtar.

“Kërkesa në vetvete nuk ka të bëjë me rritje të çmimit për furrat e bukës, pasi furrat do vazhdojnë ta blejnë energjinë me të njëjtin çmim. Organizimi në 3 kategori vjen edhe për shkak të zhvillimeve në fushën e furrave, që nuk janë më vetëm furra por kanë edhe shërbime të tjera që ofrojnë”, tha relatori.

Lexo edhe :  Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

Pak ditë më parë drejtori i OSHEE, Enea Karakaçi tha se një kategorizim i tillë vjen për shkak të abuzimeve të identifikuara. Miratimi i këtyre fashave është në dorë të ERE, nëse do ti pranojë apo jo.

Aktualisht në vend operojnë 2600 furra buke dhe konsumi vjetor i energjinë arrin në 66 milionë kilovat, duke u kthyer në një nga konsumatorët më të mëdhenj në vend. Deri në miratimin e çmimeve nga Enti Rregullator i Energjisë, çmimi për të gjitha furrat do të jetë 7.6 lekë për kilovat./e.t

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV