Horoskopi 27 dhjetor 2019/ Ja çfarë parashikojnë yjet për ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur, por fatmirësisht me kalimin e orëve do të vijë duke u përmirësuar. Ju pret një fundjavë shumë interesante sa i takon dashurisë.

Demi

Dita do të nisë në mënyrë shumë pozitive, por do të ketë një luhatje të lehtë në mbrëmje. Përfitoni nga orët e para të kësaj dite, edhe pse gjatë pasdites në fundjavë nuk do të keni dëshirë për të punuar, por do të preferoni që të keni më shumë hapësirë për vete.

Binjakët

Ju pret një e premte interesante dhe me rikuperim të ndjeshëm, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Hënës, duke nisur nga kjo javë. Parashikohet një fundjavë fantastike sidomos sa i takon dashurisë dhe do të ketë mundësi përmirësimi, për të sqaruar një keqkuptim dhe për të zbuluar pasionin.

Gaforrja

Dita do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ndiheni shumë të lodhur. Ndoshta do të keni ndonjë dyshim sa i takon punës dhe për këtë arsye ka ardhur koha për të reflektuar mbi zgjedhjet tuaja dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Luani

Ju pret një ditë me ritëm të shfrenuar, në kërkim të zgjidhjeve ndaj problemeve që kanë të bëjnë me punën. Kjo gjë mund të shkaktoj një lloj stresi dhe shumë lodhje si në nivelin fizik dhe psikologjik dhe për këtë arsye këshillohet që të reflektoni zgjedhjet e bëra.

Virgjëresha

E premtja do të jetë në ditë mjaft pozitive dhe do të arrini që të zgjidhni gjithë debatet dhe polemikat e kota. Mjaft të favorizuara janë projektet në sajë të ndikimit të Saturnit, i cili mbron raportet në çift.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë disi e ngadaltë, por mos u dekurajoni, pasi bëhet fjalë për një fazë tranzitore. Duhet të mundoheni që të jeni më energjik dhe stimujt e duhur nuk do ju mungojnë. Problem i momentit, do të jenë raportet me të tjerët.

Lexo edhe :  Blerje në TikTok?/ Rreziqet dhe kurthet që fshihen. Ja udhëzimet e përdorimit

Akrepi

E premtja do të jetë disi nën ritmin e duhur dhe melankolike. Fatmirësisht do të jeni të rrethuar nga persona që ju duan dhe kuptojnë dhe do arrini që ta kaloni këtë fazë. Mundohuni që ti kushtoni më shumë kohë relaksit, të paktën deri të dielën, për të rifituar formën fizike.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive, e cila do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit në shenjë. Përfitoni për të bërë përpara ose për të sqaruar një keqkuptim. Jeni mjaft të favorshëm edhe sa i takon takimeve.

Bricjapi

Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ku do të jeni të mbrojtur nga yjet. Nëse dikush ju intereson bëni përpara, pasi mundësitë nuk do të mungojnë. Ndërsa nëse sapo keni mbyllur një lidhje, është momenti për të harruar të kaluarën dhe për të nisur diçka të re.

Ujori

Kjo e premte i paraprin një fundjave që do të sjellë rikuperim, ku Venusi dhe Hëna do të ketë dnikim tranzit në shenjë. Ju presin tre ditë të cilat duhen jetuar me intensitet, shkruan noa.al. Ekziston mundësia që të bëni takime të rëndësishme dhe emocionuese.

Peshqit

Dita do të jetë neutrale dhe gjatë saj emocionet nuk do të mungojnë. Por mund të ketë disa bezdisje në punë, pikërisht pasi nuk arrini që të bëni atë që doni, pavarësisht sforcimeve. Mundohuni që të ndryshoni metodë.

 

Të fundit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të mbajë çelësin për të...

Lajme të tjera

Web TV