Zbulohet skema, korrupsioni i zyrtarëve në prokurime dhe PPP pastrohet nga bizneset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korrupsioni në administratën publike është mjaft i përhapur në prokurime dhe koncesione PPP, evidenton SPAK në raportin vjetor për vitin 2023.

Skema e pastrimit të parave të Korrupsionit, sipas raportit të SPAK, është mjaft komplekse, pasi, në rastin e shkeljes së barazisë së tenderave publikë, ka si qëllim, jo vetëm të krijojë një skemë fiktive midis funksionarëve të lartë publik për fshehjen e akteve korruptive, por, mbi të gjitha, ajo shërben edhe si një skemë pastrimi e produkteve të veprave penale.

Funksionari publik fillimisht bie dakord me personat juridikë të ndryshëm, të cilët do të përfshihen në skemë për të realizuar anën formale dhe për të përfituar fondet publike në kundërshtim me ligjin. Më pas, këto fonde kalojnë në formë pagesash te shoqëritë tregtare, të cilat kanë lidhje me funksionarin e lartë publik dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë korruptive.

Këto fonde, nga llogaritë e kompanive, më pas transferohen në llogari të tjera brenda dhe jashtë vendit, duke u investuar në pasuri të tundshme ose të patundshme. Tendenca është që, paraqitja e skemës së pastrimit të parave të organizohet e atillë që, shumësia e veprimeve ligjore dhe transaksioneve financiare që kryejnë personat juridik përfitues të këtyre fondeve, të duken si veprime të ligjshme.

Këto veprime financiare copëzohen në dhjetëra transaksione në formë kryerjesh pagesash te kompanitë, të cilat nënkontraktohen për të kryer punime të ndryshme sipas specialitetit të tyre.

Në fakt, në disa raste, kompanitë e nënkontraktuara janë pjesë e të njëjtës skemë dhe kontrollohen nga të njëjtët individ, që kanë organizuar këtë skemë korruptive. Kompanitë nënkontraktuese themelohen dhe drejtohen nga persona, që janë të afërm ose persona të besuar të atyre që i drejtojnë këto skema korruptive.

Pasi fondet kalojnë në kompanitë nënkontraktore, ato transferohen jashtë vendit ose investohen në pasuri të tjera nën emra fiktivë, por, të cilat shfrytëzohen nga zyrtarët e korruptuar, ose të afërm të tyre.

Kryesisht, si ndërmjetës është një funksionar tjetër publik, i cili ka të dhëna mbi kriteret e fondit publik të çelur. Ky i fundit ndërmjetëson me personin juridik fitues të tenderit publik. Të gjithë personat e përfshirë si ndërmjetës veprojnë së pari, për të mbuluar natyrën e vërtetë të veprimit të paligjshëm, dhe së dyti, për përftim material, por dhe përfitim në formë dhënie aksesi të paligjshëm në fonde të tjera publike.

Korrupsioni, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Vihet re se, në skemën e kësaj vepre penale, kryesisht në ato fonde që lidhen me pushtetin lokal, fituesi është i paracaktuar.

Përfituesi kryesisht është një person juridik, administratori i së cilit mund të jetë i afërm i një prej anëtarëve të strukturave të cilat kanë role vendimmarrës në shpalljen e fituesit, duke filluar nga Autoriteti Kontraktor, Ndërmarrja e Pasurisë Publike, Njësia e Prokurimit Publik apo Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Lexo edhe :  Tërmeti i ditës së djeshme në vendin tonë, habit sizmiologu: Janë për mirë

Funksionari i lartë publik, si organizator të skemës korruptive, cakton një të besuar, të cilin e ka emëruar në një post të lartë drejtues në institucionin publik që ai drejton, p.sh., në rolin e “Drejtorit të Ndërmarrjes Publike”. Ky i fundit, për aq sa e lejon kompetenca dhe funksioni, ndan detyrat, ndjek të gjitha veprimet formale dhe jo formale në emër, dhe për llogari të drejtuesit të lartë.

Veprimet korruptive mund të nisin që në fazën fillestare, pra të çeljes së fondit nga autoritetet kontraktore për projektin në fjalë, dhe për të vijuar më pas me akte dhe vendime, të cilat ndiqen nga titullari i autoritetit kontraktor, qoftë në ndryshime plani dhe limiti në buxhetin e institucionit publik, apo në ndikimin e emërimeve të anëtarëve të Njësisë së Prokurimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Një veçori tjetër që evidentohet gjithashtu, është edhe falsifikimi i dokumentacioneve shoqëruese të të gjithë procesit, që nga çelja deri në ndjekjen e zbatimit të tij.

Korrupsioni  me veprimet e sofistikuara sipas modelit konçensionar me PPP

Raporti referon se vihet re, një sofistikim i kësaj vepre penale kryesisht kur kemi të bëjmë më projekte të rëndësishme publike, të kontraktuara sipas modelit konçensionar/partneritet publik privat.

Veprimet karakterizohen nga shkelje të rënda ligjore të detyrimeve, që organet shtetërore kanë për veprimet përgatitore për dhënien e koncesionit, ku përfshihen mospërgatitja në përputhje me ligjin e studimit të plotë të fizibilitetit të koncesionit, mospërllogaritja e vlerës së kontratës së koncesionit, mospërgatitja e dokumenteve të tenderit lidhur me zhvillimin e procedurës, moskryerja e veprimeve plotësuese të kërkuara nga ministritë e tjera sipas ligjit, moszbatimi i llojit të duhur të procedurës sipas ligjit, etj.

Vihen re, ndërhyrje të drejtpërdrejta të funksionarëve të lartë publik, të cilët negociojnë paraprakisht, qoftë pa u shpallur procedura e tenderit/koncesionit me subjektin juridik, i cili më pas do të shpallet fitues. Këto ndërhyrje vijojnë edhe në hapat kyç të procedurave të tenderit, si dhe në ndikimin tek institucionet e tjera zyrtare, në kapërcim të kompetencave që i jep ligji, duke e kthyer garën për fitimin e tenderit në një konkurrim fiktiv.

Nga ana tjetër, shihet se shoqëritë koncesionare janë ato të cilat në “hije” dirigjojnë të gjithë procesin duke përgatitur, jo vetëm dokumentet që ju takojnë atyre sipas ligjit, por dhe ato të cilat duhet të përgatiten nga institucionet zyrtare. Skema fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, kryhet duke përdorur shoqëritë tregtare, të cilat kontrollohen në mënyrë të tërthortë nga funksionarë të lartë shtetëror, për të mbuluar natyrën e vërtetë të skemës korruptive të përftimeve të këtyre fondeve publike në mënyrë të paligjshme./MONITOR

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV