Saviano: Mafia në Itali po ndihmon të varfërit për t’i pasur krahë vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatat kriminale në Itali po ndajnë pako ushqimore për më të varfërit dhe po i ndihmojnë me hua pa kamatë në mënyrë që t’i tërheqin në kohën e epidemisë së koronavirusit, ka paralajmëruar gazetari dhe eksperti për mafian Roberto Saviano.

Grupet mafioze po mundohen të kapin disa nga punët të cilët tani janë në vështirësi dhe presin ndihmë financiare evropiane, ka pretenduar Saviano, i cili është autor i librit “Gomorrah” mbi mafinë e Napolit Camorra.

“Mafia vetëm pret ndonjë krizë”, dhe ndërmarrjet do të jenë viktima sepse do të gjenden me partnerë të rinj të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar.

Bëheni partnerë sepse keni hyrë në punë. Kjo nuk është sikur dikush që vjen me armë por këtu janë këshilltarët financiarë në momentin e caktuar”, ka shtuar Saviano.

Sipas tij, nëse Evropa nuk reagon, do të shumohen në mënyrë të pakontrolluar paratë e mafisë të cilat tashmë gjenden në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Belgjikë.

Përveç dhënies së ushqimit për më të varëfërit në Napoli, fajdexhinjtë me kërkesë të Camorras i kanë hequr fajdet për paratë e huazuara.

“Përse? Për të fituar diçka si shkëmbim”, ka thënë Saviano i cili për momentin jeton në Nju Jork, dhe ka pasur mbrojtje të policisë pas publikimit të librit në vitin 2006 për shkak të shumë kërcënimeve me vdekje.

Të fundit

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Lajme të tjera

Web TV