“Ka efekt shkatërrues”/ Një drogë e re ka hyrë në Evropë! I kthen njerëzit në “zombi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat e huaja kanë ngritur alarmin, duke raportuar se një drogë e re, që i kthen njerëzit në një gjendje të rënduar si “zombi” ka hyrë tashmë dhen ë Evropë, pas SHBA-ve.

Substanca shkatërrimtare e njohur si “ksilazin”, ose ‘droga zombi’, pas konsumimit i detyron përdoruesit të qëndrojnë për orë të tëra të përkulur, në një gjendje të përgjumur dhe jo plotësisht të vetëdijshme. Sipas “Daily Mail”, droga po përdoret në Britani dhe ka shkaktuar deri më tani 11 viktima.

Sipas studimeve të kryera në SHBA, në përbërje të kësaj substance, kishte dhe qetësues anestetikë që përdoren për kafshë të mëdha. E njohur gjithashtu si ‘tranq’, substanca është aq e fuqishme sa mund të vërë në gjumë një elefant dhe efekti i saj te njerëzit është ekstrem.

Vëzhguesit thonë se trupat e përdoruesve përkulen, sytë e tyre ngrijnë dhe qëndrojnë në pozicione të pazakonta për orë të tëra.

Droga ksilazinë është gjithsesi relaksues respirator, prandaj ul ritmin e frymëmarrjes, të zemrës dhe tensionin e gjakut te përdoruesit, në nivele të rrezikshme. Shoqërimi i saj me droga opiate sjell rrezikun e mbidozës fatale. Mes efekteve të tjera janë çarje dhe infektime të lëkurës që shpesh nuk shërohen.

Ekspertët thonë se shumë rrallë përdoruesit zgjedhin vetë ta marrin ‘tranq’, por ajo u jepet atyre fshehurazi nga trafikantët dhe organizatorët. Shpeshherë drejtuesit e këtij trafiku vrasës e përziejnë ksilazinën me heroinën që shesin, ose me drogat me bazë opiumi si fentanili, për të zgjatur e intensifikuar efektin e tyre.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV