Banorët në protestë/ Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetëra banorë të fshatrave Povelcë dhe Darëzezë në Fier janë ngritur në protestë për ndotjen e ujit të kolektorit.

Banorët e shqetësuar thonë përveçse e përdorin për vaditje, ujin e ndotur e pinë edhe bagëtitë që shpesh kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Fermerët kanë problem se uji është me kripë dhe i ndotur. Se nga vjen ta gjej shteti të bëjë analiza. Nga kjo po ngordhin bagëtitë”.

“Mua lopa më ngordhi para dy javësh, por ngase ka ndodhur nuk jam doktor”.

“Këtu janë shumë fermerë që mbajnë blegtori. Gjatë gjithë vitit blegtoria këtu pinë urinën dhe janë me probleme shëndetësore”.

Ata tregojnë se i janë drejtuar në mënyrë të vazhdueshme institucioneve vendore, po nuk kanë marrë zgjidhje.

“Ndotja vjen nga stalla e derrave dhe urina e tyre. Kjo situatë është e përsëritur”.

“Shteti të marrë masa, jemi ankuar e kemi folur dhe nuk kemi marrë zgjidhje”. Bimët që kemi mbjell po na thahen. Nuk e di çfarë stallash ka, por uji është i ndotur. Është i gjithi i ndotur. Si fermërë ankohemi se kemi problem me kripën dhe me ndotjen”.

“Kam 200 dele dhe 6 ha jonxhë, kanalet janë të thara, nuk kam me çfarë ta vadis. Ka 20 vjet dhe vjen nga salla e derrave. Detyrohem të marr ujë nga shtëpia për t’ju dhënë bagëtive. Jemi ankuar në bashki, na kanë thënë do ju ndihmojmë dhe asgjë”.

Banorët thonë se ndotja e ujit rrezikon edhe turizmin në këtë pragsezon, pasi uji i ndotur i kolektorit, tërhiqet nga hidrovori i Darëzezës dhe derdhet në det.

“Po na fillon turizmi ne kemi investuar në këtë det, asnjë turist nuk vjen në këtë gjendje që është uji këtu. Në kohën që fillon plazhi fëmijët tanë shkojnë në spital, nga uji i ndotur, i pisët”./e.t

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV