‘Babalja’, mbahet sot gjyqi në Apel ndaj Ervin Salianjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar të zhvillojë sot në orën 10:00 seancën gjyqësore në ngarkim të deputetit të PD Ervin Salianji, i pandehur në dosjen “Babalja”.

Në shkallën e dytë kjo çështje do të shqyrtohet nga një treshe gjykuese me relator gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarë gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.

Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa./kb

Të fundit

Mbani çadrat me vete, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Mesdheu vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës duke mbajtur...

“Dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt”, Karamuço “zbërthen” detajet: Jo vetë efektivë…

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në një emision televiziv foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK. Gjatë...

Sali Vranishti, monument i atdhetarisë dhe trimërisë labe

Nga Nesip Kaçi   Sali Vranishti lindi në fshatin Vranisht të Vlorës më 20 mars të vitit 1880. I ati i tij Murat Mamani kishte...

Pushtimi ka korruptuar njerëzit e ushtrisë së Izraelit

Nga Avner Gvaryahu   Ushtria izraelite ka sjellë shkatërrim të plotë për palestinezët e Gazës pas sulmit nga Hamasi më 7 tetor. Por përgjigja ekstreme nuk...

PROKURORI “I BRENGOSUR” AHMET PRENÇI

Nga Frano Kulli “Brenga e prokurorit”, vetvetishëm , në fillesën e leximit të josh drejt një shijeje disi metalike; kjo, përsa i takon momentit përzgjedhës...

Lajme të tjera

Web TV