SPAK sekuestron apartamentin e Fatos Tushes në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po kryen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199/1, të vitit 2021,(të ndarë nga procedimi penal nr. 199/2020), për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2, i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Fatos Tushe, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Lushnjë.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:

1.     Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2.    Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”.

Hetuesit Financiarë dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e Urdhërit të Prokurorisë së Posaçme datë  04.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë, pasuri e cila është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim.

Lexo edhe :  Ndotje në plazhin e vjetër Vlorë/ Turistët pëlqejnë bukurinë, por jo papastërtinë

Nga ana jonë vijojnë veprimet proceduriale për vërtetimin e akuzës në hetim./   S.M

Të fundit

SPAK në sulm kundër bandave që dalin nga përgjimet e SKY dhe EncroChat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka kryer një operacion të shtrirë në disa qarqe...

Pluhuri afrikan “pushton” këtë vend, ja çfarë ka ndodhur

Temperaturat e larta do të mbizotërojnë, por jo vapë e nxehtë – Autoritetet në Athinë dhe Kretë janë në gatishmëri Autoritetet janë në alarm “të...

E ngacmojnë se nuk “di të lexojë”/ Romeo dhe Donaldi paskan tjetër problem shëndetësor

ig Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top...

VIDEO/ 43 urdhër arreste, RENEA zbarkon në vilat e bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i sotëm me 43 urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale nga SPAK. Operacioni u...

Lufta e SPAK-ut dhe lufta ndaj SPAK-ut

Nga Mero Baze Të paktën 45 urdhra arresti të bëra publike sot zyrtarësh dhe të tjera në pritje, mbulojnë gjithë gjeografinë e krimit në Shqipëri....

Lajme të tjera

Web TV