Mbërrin në Portin e Durrësit superjahti i miliarderit britanik Joe Lewis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superjahti “Aviva” i miliarderit britanik Joe Lewis, presidentit të klubit anglez të futbollit “Tottenham Hotspur” ka mbërritur të premten në darkë në portin detar të Durrësit ku do të qëndrojë deri të hënën.

Aviva është ankoruar në kalatën nr. 5 të portit detar. Me një gjatësi prej 98,4 metrash dhe ekuipazh prej 35 vetash, superjahti mund të akomodojë deri në 16 persona në 8 suitat e tij. Ai është ndërtuar në Gjermani në 2017 dhe i përket pronarit të Totenhamit, Lewis, i cili, sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, pritet të mbërrijë në vendin tonë në linjë ajrore për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por më pas miliarderi britanik me shumë gjasa, sipas burimeve nga porti i Durrësit, do të largohet nga vendi me jahtin e tij. Pritet që jahti të furnizohet dhe me karburant gjatë qëndrimit në portin e Durrësit.

Joseph C. Lewis, i lindur më 5 shkurt 1937, është një biznesmen, investitor dhe filantrop britanik, i cili zotëron një numër pasurish kryesisht përmes portofolit të investimeve të Tavistock Group. Më parë ishte pronari kryesor i ENIC Group, që kishte klubin e futbollit Tottenham Hotspur nga viti 1991 deri në tetor 2022. Më pas pronësia kaloi te fondacioni i familjes Lewis./O.S

Të fundit

Masakra e Neshoba County, Ku Klux Klan vret tre aktivistëve të të drejtave civile

21 qershor 1964: Më 21 qershor 1964, në një nga aktet më të errëta të dhunës racore në historinë moderne...

Horoskopi ditor, 21 Qershor 2025

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë projektet që keni në kokë,...

21 qershor 1942: Japonezët sulmojnë SHBA-të, 17 predha artilerie ndaj Fort Stevens

Më 21 qershor 1942, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përballën me një nga rastet më të rralla të...

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas rregullores digjitale të BE-së”, tha...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Lajme të tjera

Web TV