Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror Patriot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Gjermanisë do ta furnizojë Ukrainën me një tjetër sistem ajror për mbrojtje ajrore, Patriot, teksa ajo përballet me luftën e Rusisë, ka thënë të shtunën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Sipas një deklarate të lëshuar për media, sistemi do të dërgohet menjëherë në Ukrainë.

Deri më tani Gjermania i ka dërguar Ukrainës dy sisteme Patriot. Sipas ministrisë gjermane, sistemet e kanë dëshmuar vetën në luftën kundër agresionit rus. Kjo dërgesë po bëhet teksa ministri Pistorius dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Berbock po lobojnë intensivisht te partnerët për dërgimin të sistemeve mbrojtëse në Ukrainë.

“Terrori rus kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturë së qytetit është duke shkaktuar vuajtje të pamatshme”, ka thënë Pistorius, sipas deklaratës. Më herët gjatë ditës, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky, ka thënë se “situata në frontin lindor është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme ditëve të fundit”.

Gjenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar ditë më parë se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e vetme luftën kundër Rusisë, teksa një paketë masive e ndihmës amerikane vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Ndihma është bllokuar prej disa republikanëve konservatorë, të cilët besojnë se çështjet e brendshme në SHBA duhet të kenë prioritet.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./O.S

Të fundit

Ndërtimi i Lungomares, IKMT nis shembjen e objekteve në Radhimë

Vazhdimi i projektit të ‘Lungomares’ në Vlorë ka rikthyer IKMT në zonën e Radhimës për të vijuar prishjen e...

Tabaku kritikon zgjedhjet e 11 majit: Raporti i OSBE flet për shkelje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ditën e sotme procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin PD e ka konsideruar si një...

Mijëra njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

Rrugët e kryeqytetit të Iranit kanë qenë kryesisht të zbrazëta sot për shkak të sulmeve izraelite. Makina dhe burra me skuterë kaluan me shpejtësi pranë...

2024, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e...

Revolucioni i Apple, iPhone 20 do të bëhet nga një copë e vetme qelqi

Agregatori i lajmeve yeux1122 ka ndarë detaje rreth dizajnit të ri të iPhone 20, i cili thuhet se do të jetë tërësisht prej qelqi,...

Lajme të tjera

Web TV