Zbardhet skema, si ARRSH përjashton kompanitë e huaja nga tenderat 200 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të muajit Prill 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli të paktën 13 procedura për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim aksesh rrugore, për një vlerë totale prej afërsisht 200 milionë euro.

Dokumentat e këtyre tenderave, të cilët janë thuajse të gjithë njëlloj, përveç aksit rrugor dhe fondit limit, janë hartuar në gjuhën shqipe dhe anglisht.

Madje, siç thuhet në dokumentet e tenderit, procedurat janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare.

  • foto galeri

Por, e gjithë kjo duket, më së paku, një hipokrizi. Në të gjithë dokumentat standarde të tenderave ka një detaj, fare të vogël, gati të padukshëm, por që është i mjaftueshëm për të shmangur kompanitë e huaja nga procedurat qindra milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

 

Përfundimi, siç ndodh rëndom, është “dorëzimi” i tenderave në pak duar vendase, të cilat shpallen shpesh fitues.

Afatet e tenderave

Në tenderat e shpallur së fundmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka caktuar kompanive që synojnë të marrin pjesë në procedurë një afat për të dorëzuar ofertat që varion nga 30 deri në 36 ditë.

Ky afat është pak a shumë standard në tenderat me vlera shumë më të ulta dhe që zhvillohen gjerësisht nga institucionet publike.

Por, për procedurat dhjetra milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në të cilat kërkohet një ekspertizë më e thelluar dhe me nevojë të lartë për kompani që operojnë në Perëndim, ky afat është tejet diskriminues.

Arsyeja është shumë e thjeshtë.

Në dokumentat standarte të tenderave është një paragraf për kriteret kualifikuese të kompanive të huaja.

“Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. (Rregullorja për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi, e miratuar me VKM-në nr.42, datë 16.01.2008).

Mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues”.

  • foto galeri

Pra, në rast se kompanitë e huaja nuk dorëzojnë dokumentin e ekuivalentimit të licensave profesionale bashkë me dokumentat e tjera të tenderit, atëherë ato skualifikohen menjëherë.

Ekuivalentimi i licensave për kompanitë e huaja kryhet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.

  • foto galeri

“Boldnews.al” verifikoi mënyrën e ekuivalentimit të licensave profesionale për kompanitë e huaja.

Në portalin qeveritar jepen hapat sqarues se si mund të kryhet regjistrimi dhe të dorëzohet elektronikisht kërkesa për ekuivalentimin e licensave.

Shpjegimet mbyllen me një shprehje: “Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit, 38 ditë”.

  • foto galeri

kohë që ARRSH, për 13 tenderat me vlerë 200 milionë euro ka caktuar afat nga 30 deri në 35 ditë për dorëzimin e ofertave, kompanive të huaja u duhen 38 ditë për ekuivalentimin e licensave.

Edhe në rast se kompanitë e huaja të interesuara për tenderat shqiptarë do të aplikonin që ditët e parë të shpalljes së tenderit dhe botimit të tyre në median e huaj, ato sërish nuk do të arrinin të realizonin ekuivalentimin e licensave profesionale brenda 30-35 ditëve. Pasi, Ministria e Infrastrukturës dhe strukturat përgjegjëse do t’u kthenin përgjigje 38 ditë, më konkretisht 3 deri në 5 ditë pas mbylljes së afatit të ofertave.

Lexo edhe :  'Nuk jam tiktokist', Rama tregon pse ka zgjedhur komunikimin 'Sy m'sy'

Dhe, siç përcaktohet në dokumentat standarde të këtyre tenderave, Mosparaqitja në këtë formë (pra licensa të ekulivalentuara për shoqëritë e huaja) është kusht skualifikues”.

Lista e tenderave dhe afatet
Për të qenë më konkret me “detajin” që skualifikon kompanitë e huaja, më poshtë është lista e tenderave të shpallur nga ARRSH në fillim të muajit Prill 2024 dhe afatet për dorëzimin e ofertave.

1. Tenderi: Qendra e monitorimit të trafikut (Faza II).
– Fondi limit 1,257,327,869 lekë.
– Data e shpalljes: 11.04.2024
– Data e mbylljes: 15.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 34 ditë

2. Tenderi: Plotësimi i punimeve në rrugët dytësore By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë në krahun e majtë.
– Fondi limit 57,953,533 lekë.
– Data e shpalljes: 08.04.2024
– Data e mbylljes: 25.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 13 ditë

  • foto galeri

3. Tenderi: Rehabilitimi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare.
– Fondi limit 249,417,164 lekë.
– Data e shpalljes: 05.04.2024
– Data e mbylljes: 24.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 19 ditë
4. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1.
– Fondi limit 1,906,685,712 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

5. Tenderi: Zgjerimi i rrugës së Ksamilit.
– Fondi limit 1,666,361,655 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

6. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2.
– Fondi limit 12,257,611,208 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

7. Tenderi: Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza II).
– Fondi limit 1,666,528,125 lekë.
– Data e shpalljes: 03.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

8. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza V).
– Fondi limit 2,493,781,944 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

9. Tenderi: Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I).
– Fondi limit 1,666,081,794 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

10. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII).
– Fondi limit 2,499,999,994 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

11. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI).
– Fondi limit 2,488,938,322 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VII).
– Fondi limit 2,472,508,964 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: ikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1.
– Fondi limit 2754,965,352 lekë.
– Data e shpalljes: 02.04.2024
– Data e mbylljes: 08.05.2024
Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

Referuar afateve të këtyre procedurave, dallohet qartësisht që kompanitë e huaja nuk mund të marrin pjesë në 13 tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar, me vlerë totale 200 milionë euro, pasi ato nuk do të arrijnë të ekuivalentojnë licensat profesionale brenda afatit./O.S

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV