Fitoi betejën me COVID-19, rrëfimi i këngëtarit shqiptar pas 23 ditësh në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse të gjithë bëhemi më të ndërgjegjshëm për t’u ruajtur nga COVID1-19 kur dëgjojmë rrëfime të njerëzve që tani e kanë mposhtur sëmundjen.

Një rrëfim që na bën të reflektojmë është rasti i këngëtarit shqiptar,  Jetmir Hyseni i cili ka fituar betejën me COVDI-19.

Pas 23 ditësh qëndrimi në spital, ai ka rezultuar negativ dhe lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ne Facebook, Hyseni shkruan se ka kaluar ditë të vështira dhe askush nuk duhet ta neglizhojë këtë virus.

“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!”, shprehet ndër të tjera ai. 

Reagimi në Facebook. 

COVID-19 REZULTATI NEGATIV. Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës, Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.
Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!
Dua t’ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk mund t’u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!
Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj pacientëve e vlerësoj në superlativ.

Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi e respekt dhe t’u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!

Falemnderit familjarëve e miqve që më kanë kontaktuar dhe ma kanë lehtësuar dhimbjen e mërzinë! Unë po kthehem në shtëpi! Do të qëndroj në izolim si mbarë populli.
Jam mërzitur shumë për prindërit, fëmijtë mi, bashkëshorten time,vellaun tim dhe gjith miqtë e mi, por unë do të qëndroj fizikisht pa miqtë e mi, deri në largimin e plotë të pandemisë dhe deri sa shteti të konkludon se lejohen kontaktet fizike.

Unë shpresoj shumë që së bashku të festojmë kur të vijnë ditë më të mira. Deri atëherë do t’u këndoj njerëzve të shtëpisë dhe juve miq në rrjetet sociale. Distancimi mbetet vetëm fizik, por jo edhe social. DASHNI E RESPEKT! RRINI N’SHPI! JETMIR HYSENI
Bibaj,Ferizaj. 

Të fundit

Rivalitet në merkato/ Milani i Tares dhe Interi përplasen për të njëjtët lojtarë (emrat)

Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka konfirmuar se sulmuesit Rasmus Hojlund dhe Dushan Vlahoviç janë opsione të mundshme...

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë ligji dhe barazia para tij,...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Lajme të tjera

Web TV