Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taksa e banesës, që do të nisë të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset.

Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që janë sot në treg, ndërsa niveli i taksimit nga 0.05 për qind, që është aktualisht do të variojë në 0.1 deri në 0.3 për qind. Ekspertët thonë, se kjo formulë do të sjellë pabarazi, ndërsa barra edhe kësaj here do të rëndojë sërish mbi taksapaguesit e rregullt.

“Reforma e fundit në fushën e taksës së pasurisë synon të rrisë të ardhurat për bashkitë, duke kaluar nga një sistem i taksimit të bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë tatimor bazuar në sipërfaqen për tokën bujqësore dhe truallin, në një sistem taksimi modern që takson edhe ndërtesat edhe parcelat, bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive të paluajtshme.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara do të vlerësohen në bazë të vlerës së tregut”, thuhet në dokumentin qeveritar.

Ekspertët shprehen pesimistë në arkëtimin e kësaj takse, sa kohë që nuk janë adresuar problematika të mëparshme, që sipas tyre mund të bëhen pengesë për vjeljen e saj. Çështja më e mprehtë mbetet informaliteti.

Në Strategjinë Sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike, publikuar së fundmi thuhet se nga 4.5 milionë pasuri që ka Shqipëria vetëm 1.2 milionë janë të regjistruara.

Për pjesën e mbetur, pra për 3.3 milionë pasuri të paregjistruara procesi synohet të përmbyllet deri në vitin 2030. Në 2026 parashikohet që të nis zbatimin formula e re e taksimit të banesave, ndërsa në 2028 do të nis taksimi për tokat bujqësore./SCAN/   S.M

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV