Vota e deputetëve të Melonit kundër Kosovës në KiE, Basha: Nuk e prisnim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Parlamentare.

Komentet Basha i bëri në një intervistë televizive, ku tha se vota kundër e Fratelli D’Italia ishte një surprizë, por shtoi se deputetë të partive të tjera italiane bënë gjënë e duhur, duke votuar pro Kosovës.

Ai tha se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të “vuloset” anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e Melonit) kishin marrë një drejtim, por nuk prismin që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të susksesshëm me faktorët e tjerë të Itanisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE.

Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vetë. Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje. Përpjekja për t’i diskutuar të gjitha në të gjitha forumet, nuk është e frytshme”, tha Basha./e.t

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV