Habit Meta: Një informacion e kam të sigurt, shumë shpejt jam kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se nuk i trembet burgosjes apo shpalljes non grata nga SHBA-të.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Meta akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po bën gjithçka për të manipuluar dosjen CEZ-DIA. Meta tha se i vetmi informacion i sigurt që ai ka, është se së shpejti do të zgjidhet kryeministër, dhe synon një mandat tjetër si president, në një moshë më të thyer.

A keni informacione që do të përfundoni në burg dhe a i trembeni idesë se mund të shpalleni non grata nga SHBA? Pse ju tremb çështja CEZ DIA, kur jeni shpallur njëherë i pafajshëm. A keni dyshime se një nga partia ju ka shitur te drejtësia?

Meta: Së pari kam një pyetje për ju, a u dekorua Dvorani si heroi i antikorrupsionit botëror, pse nuk ishte në axhendën e sekretarit.

E dyta, Edi Rama çau televizionet kur u dekorua Dvorani, dhe pastaj e la me 7 vota kur ishte në garë për Kushtetuesen. Nuk më kërcet fare për asnjë çështje, pasi jam kristal i pastër. Dumani ka marrë përsipër para një mentori të vetë që do të bëjë namin me këtë dosje, duke e falsifikuar.

Një gjë e kam të sigurt, që do të jem kryeministër i Shqipërisë, dhe do kem një mandat tjetër si president. Për ato non gratat se kam problem fare unë, problem është kur të shpall non grata Ilir Meta.

Ilir Meta shpall psh Osman Stafën non grata, dhe jep edhe arsye për këtë. Më dëgjo me vëmendje, Ilir Meta ka vetëm një problem, që të mos tradhëtojë Ilir Metën.

Më mirë të jesh i tradhtuar sesa tradhtar, dhe në fund tradhtarët i pështyjnë të gjithë. Kam vetëm një informacion, Ilir Meta do të bëhet shumë shpejt kryeministër./   S.M

Të fundit

Nga vezët, tek mollët dhe portokallet, ja ‘armatimet e rënda’ të protestuesve të Berishës

Qytetarët kanë nisur protestën para Bashkisë Tiranë kundër korrupsionit të dosjes 5D, ata kanë marrë me vete si gjithmonë,...

Shtrirja e krimit shqiptar në botë/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat: Sjellin shumë para…

Artan Hoxha ka folur për shtrirjen e krimit shqiptar në botë, deri në Amerikën Latine, fakt ky që nuk mund të imagjinohej vite më...

Rama e quan “Mamica” ajo Skënderbe, Spiropali sqaron lojën e fjalëve me liderin socialist

Elisa Spiropali e ftuar në “Zonën Zero” ka shpjeguar disa fjalë që Milaim Zeka nuk i ka kuptuar gjatë deklaratave që ajo apo kryeministri...

Opozita, molotov bashkisë/ Pjesëmarrje e ulët e protestuesve, forca të shumta policie

Ka nisur me tensione protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës. Simpatizantët e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë kanë hedhur tymuese dhe molotov drejt...

25 zanatet që “hapin dyert” për një vizë pune spanjolle në 2024

Ashtu si disa vende të BE-së, Spanja po përballet me mungesë të fuqisë punëtore në industri të ndryshme, ka zbuluar raporti i fundit nga...

Lajme të tjera

Web TV