“Bën fëmijë për vëmendje”, Chrissy Teigen u përgjigjet komenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chrissy Teigen i ka kthyer përgjigje komenteve të pavenda të njerëzve që pretendojnë se ajo po mundohet të jetë në qendër të vëmendjes, duke folur për fëmijët dhe duke sjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa publikoi një foto me familjen e saj në Instagram, duke festuar ditëlindjen e tetë të vajzës së saj, Luna, Chrissy u has me një koment, i cili shprehej: “John Legend dhe Chrissy Teigen mundohen të kenë vëmendje duke folur për fëmijët dhe duke bërë fëmijë. Askujt nuk i intereson”.

Modelja, e cila njihet edhe si “mbretëresha e përgjigjeve”, ia ktheu me ironi: “Po, po, shumë të trashur dhe duam vëmendje. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër në këtë botë për ta marrë, përveçse duke pasur fëmijë”.

Përmes këtij komenti, modelja ka heshtur edhe njerëzit që e teprojnë në X, duke thënë se ajo thjesht po bën sa më shumë fëmijë që mediat të shkruajnë për të.

Teigen dhe Legend janë prindër të katër fëmijëve, Luna, 8 vjeç, Miles, 5 vjeç, Esti, 1 vjeç dhe Wren, 10-muajsh. Rishtazi, ata na kanë lënë të mendojmë se po diskutojnë për bebushin nr. 5.

Teigen, më parë, ka pësuar një abort, sepse i duhej të shpëtonte jetën e saj dhe kjo ishte zgjidhja e vetme./E.Ç

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV