Italiani me koronavirus përlotet dhe bën gjestin e rrallë para dy infermierëve shqiptarë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i sëmurë me koronavirus në Breshia të Italisë është përlotur teksa ka falënderuar dy infermierët shqiptarë për gjithë kujdesin e treguar ndaj tij.

Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shihet se si pacienti i prekur nga koronavirusi fshin lotët teksa falënderon shqiptarët.

“Kam lindur në Bresha. Dua të falënderoj Suelën dhe Eduardin për profesionalizmin e treguar dhe humanitetin. Ju falënderoj,”– thotë pacienti dhe fshin lotët.

Ju falënderojmë ne juve dhe ju urojmë shërim të shpejtë,”– i thonë infermierët shqiptarë, italianit të sëmurë teksa i prekin supet.

Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve,”– shkruan Manastirliu.

Të fundit

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: “Dua pamjet filmike nga KQZ”

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon...

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes...

Lajme të tjera

Web TV