Mushkonjat janë insekte ë njohura si bartës të virusit të Nilit Perëndimor, të virusit Zika, etheve Chikungunya, si edhe të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse, të cilat mund t’i infektojnë njerëzit.
Por cila është lidhja e tyre me koronavirusin?
Në fakt nuk ekzistojnë prova konkrete që të tregojnë lidhjen e tyre direkete me koronavirusit apo që ato të transmetojnë koronavirusin tek njerëzit.
Sipas mjekes dhe specialistes së sëmundjeve ngjitëse, Mary Schmidt e cila u është referuar hulumtimeve, është zbuluar se nëse mushkonja ushqehet me gjakun e personit të sëmurë nga MERS-i, prania e virusit te insektet mund të zbulohet që ditën e parë, transmeton Fox News.
Por, që kjo të shndërrohej në një kërcënim për njerëzit do të duhej që mushkonjat të infektoheshin me virusin gjatë ushqimit.
Më pas virusi shumohet në indin e zorrës, përhapet në vende të tjera, duke përfshirë edhe gjëndrat e pështymës dhe më pas del përmes sekrecioneve.
Schmidt ka shpjeguar se mushkonja se mushkonjat duhet të studiohen akoma.
Shoqata Amerikane e Luftës Kundër Mushkonjave (AMCA) është shprehur se do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje me zyrtarët e shëndetit publik.