“I kujtoj çdo ditë”, Bamir Topi rrëfen mungesën e prindërve dhe shprehjen e të atit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa foli për momentet më të veçanta të jetës së tij, Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe mungesën e madhe që ndjen për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

I ftuar në S’e Luan Topi me moderatoren Erjona Rusi, ish-presidenti rrëfeu pjesë nga fëmijëria e tij. Duke folur për vëllain dhe prindërit që nuk jetojnë më, Topi tha se i kujton me mall të jashtëzakonshëm.

“Çdo njeri që kujton prindërit që janë larguar nga kjo jetë, i kujton me mall të jashtëzakonshëm. Babai, ka qenë një burrë shumë i urtë, shumë i ekuilibruar, nëna ishte më aktive në familje, ndoshta më e fortë në raport me edukimin. Por të dy bashkë, bënin atë simbiozën e mrekullueshme për të edukuar fëmijët dhe sot krenohem me vëllezërit e mi. Njëri jeton, doktor Flamuri që besoj e njihni dhe vëllai i dytë që është ndarë nga kjo jetë, inxhinier”, tha Topi.

“Babai herë pas here tek dhoma ku flija, ngjiste shprehje të caktuara që të përgatisnin për jetën. Ndoshta shprehja më interesante që unë e rikonfirmoj “jeto në rrezik” sepse bota është e egër. Ti duhet të mësohesh të jetosh me rrezikun. Së pari më mungon prania e tyre fizike sepse shpirtërisht jemi të pandashëm me prindërit tanë. I kujtoj çdo ditë, nuk ka situate në jetë që most ë përkojnë me orientimin që ata të japin”- shtoi ish-presidenti.

 

Të fundit

‘Foltorja po ha veten’/ Bejko: Argita në krye? Berisha shkoi të nxirrte Bashën me shqelma

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në 'Studio Live' lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund...

5 operacione antikanabis në 24 orë, ministri Balla zbardh detajet

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6...

Tërmet i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Tërmeti ka qenë i forcës 4.7, ndërsa epiqendra ka qenë 35 kilometra nga...

Ish-gruaja po ndihmon Ben Affleck që të zgjidhë problemet me J.Lo

Jennifer Garner thuhet se po "inkurajon" ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck që të "shpëtojë martesën e tij" me Jennifer Lopez, mes thashethemeve për divorcin...

Berisha sfidon GJKKO, thyen sërish arrestin shtëpiak!

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Bersihës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend Mospranimin e rekursit te...

Lajme të tjera

Web TV