Bamir Topi rrëfen mungesën e prindërve: I kujtoj çdo ditë, nuk ka situatë në jetë që …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa foli për momentet më të veçanta të jetës së tij, Bamir Topi nuk la pa përmendur edhe mungesën e madhe që ndjen për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

I ftuar në S’e Luan Topi, ish-presidenti rrëfeu pjesë nga fëmijëria e tij. Duke folur për vëllain dhe prindërit që nuk jetojnë më, Topi tha se i kujton me mall të jashtëzakonshëm.

“Çdo njeri që kujton prindërit që janë larguar nga kjo jetë, i kujton me mall të jashtëzakonshëm. Babai, ka qenë një burrë shumë i urtë, shumë i ekuilibruar, nëna ishte më aktive në familje, ndoshta më e fortë në raport me edukimin. Por të dy bashkë, bënin atë simbiozën e mrekullueshme për të edukuar fëmijët dhe sot krenohem me vëllezërit e mi. Njëri jeton, doktor Flamuri që besoj e njihni dhe vëllai i dytë që është ndarë nga kjo jetë, inxhinier”, tha Topi.

Mes të tjerash, ish-kreu i shtetit kujtoi edhe disa shprehje të cilat i ati i ndjerë ia linte çdo ditë në dhomën ku flinte ku veçoi shprehjen e Niçes “Jeto me rrezikun”.

“Babai herë pas here tek dhoma ku flija, ngjiste shprehje të caktuara që të përgatisnin për jetën. Ndoshta shprehja më interesante që unë e rikonfirmoj “jeto në rrezik” sepse bota është e egër. Ti duhet të mësohesh të jetosh me rrezikun. Së pari më mungon prania e tyre fizike sepse shpirtërisht jemi të pandashëm me prindërit tanë. I kujtoj çdo ditë, nuk ka situatë në jetë që mos të përkojnë me orientimin që ata të japin”- shtoi ish-presidenti./   S.M

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV