Policia ‘qeth’ berberët, mbyll lokalet dhe kap shitjen e maskave në të zezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë paralajmërimet e qeverisë, autoriteteve shëndetësore dhe policisë së Shtetit për të mbajtur të mbyllura aktivitetet që rrezikojnë përhapjen e Covid-19, shumë prej atyre që ushtrojnë biznese të vogla nuk i janë bindur këtyre urdhrave.

Policia ka kapur në flagrancë ditën e sotme në qytetin e Durrësit dhe në Tiranë aktivitete të hapura si bar-kafe dhe berberhane, ndërsa kanë kapur në flagrancë dy persona që shisnin në të zezë maska mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Policia ka pezulluar aktivitetet e këtyre bizneseve, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë shitësit e maskave mbrojtëse.

Njoftimi i policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e administratorëve të lokaleve dhe të njësive të tjera tregtare që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe të atyre që përfitojnë duke fshehur të ardhurat, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Procedohen dhe administrativisht penalisht 5 shtetas.

Në këtë kuadër, në Durrës, shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit për zbatimin e masave kufizuese nga subjektet të cilëve nuk u lejohet të ushtrojnë aktivitetin, sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.

Ky shtetas ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.

Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Këta shtetas janë proceduar penalisht, pasi në rrugën “Myslym Shyri“, shtetasi E. H. është kapur nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur shtetasit D. K.

Lexo edhe :  Bllokohet rruga e Dardhës, numër i lartë turistësh në pista e skive

Ndërkohë, në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.

Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i pa pajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri”.

Policia e Shetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që t’i mbajnë mbyllur lokalet e tyre, në zbatim të Aktit Normativ të datës 15.03.2020, pasi në të kundërt do të ndëshkohen në bazë të këtij Akti.

Njëkohësisht apelon për të gjithë administratorët e njësive tregtare që të mos abuzojnë me çmimet, pasi kontrollet do të jenë më të shtuara dhe në rast konstatimi të abuzimit me çmimet, do përballen me ligjin

Të fundit

Zbulohet vullkani misterioz që “ngriu” tokën 200 vjet më parë

Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip...

Humbi në Gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orësh kërkime turistja austriake

Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. Turistja është gjetur midis Gjirit...

SPAK çon për gjykim dosjen “Toyota Yaris”, merret i pandehur ish-kryeprokurori i Vlorës

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”, duke marrë të pandehur ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe...

Shtrenjtohen cigaret, shkak rritja e akcizës, synohet dekurajimi i duhanpirjes

Pas shtrenjtimit “jashtë radhe” në dhjetor, çmimet e paketave të cigareve në vend do të rriten sërish. Kjo për shkak të akcizës së duhanit,...

U rendit e dyta në Botërorin e Skive/ Rama vlerëson Lara Colturin: Yll bote!

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi e ka nisur në mënyrë perfekte vitin, teksa u rendit në vendin e dytë në garën e Sllovenisë, në Kupën...

Lajme të tjera

Web TV