Ish-gruaja e “Ujkut të Wall Street”: Historia e vërtetë ishte edhe më e ekzagjeruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-gruaja e Jordan Belfort (luajtur nga Leonardo DiCaprio në The Wolf of Wall Street), së fundmi konfirmoi se ajo që kemi parë në filmin hit të Martin Scorsese është “90% e vërtetë”.

Sipas mediave të huaja, Nadine Macaluso (e luajtur nga Margot Robbie në film) foli për ‘Anything Goes’ dhe kur u pyet se sa i saktë ishte filmi, ajo u përgjigj: ‘Të paktën 90%. Pjesa më e madhe e asaj që shihni në The Wolf of Wall Street është mjaft afër ngjarjeve reale”, por ajo theksoi se “historia e vërtetë mund të jetë edhe më e ekzagjeruar se ajo që u prezantua në film”.

Më vonë në intervistë, Macaluso u pyet për festën famëkeqe ku ajo u takua për herë të parë me Belfort dhe konfirmoi se një moment i përshkruar në film ishte shumë i saktë.

Siç tha ajo në mënyrë karakteristike: “Filmi, e them sërish është një histori shumë e vërtetë. Unë shkova në atë festë me shokun tim dhe ashtu si shfaqet në filma, u tremba plotësisht dhe i thashë “duhet të ikim nga këtu, këta njerëz janë të çmendur”. Nuk e dija që ishin të gjithë në Quaalude (metaklon) në atë kohë, isha 22 vjeç, as nuk e dija se çfarë ishte dhe shkuam. Por unë mendoj se Jordan tashmë më kishte pikasur mua dhe kishte vendosur që donte të dilte me mua”.

Siç përshkruhet në filmin e famshëm të vitit 2013, i cili u nominua për 5 çmime Oscar, Jordan Belfort filloi të punonte në Wall Street dhe në moshë të re krijoi firmën e tij të investimeve mes euforisë dhe garës së furishme të bursës.

Ky biznes i veçantë funksiononte në thelb si një qendër thirrjesh përmes së cilës shiteshin produkte investimi me cilësi të dyshimtë. Belfort u bë shumë i pasur, por lumturia e tij ndoshta… i iku, pasi përfundoi në rehabilitim dhe në vitin 1998, u arrestua me akuzën e mashtrimit të klientëve të tij, të cilët humbën më shumë se 200 milionë dollarë.

Lexo edhe :  Ku të udhëtoni këtë verë, sipas shenjës suaj të horoskopit!

56-vjeçarja Nadine Macaluso, e cila është psikologe, ishte gruaja e dytë e ish-aksionerit dhe mashtruesit Jordan Belfort.

Në një intervistë të mëparshme, ajo kujtoi edhe momentin kur ish-aksionari i bursës përplasi makinën e tij pasi kishte marrë shumë drogë, me vajzën e tyre të vogël brenda.

Duke folur në podcastin Juicy Scoop, Macaluso – e cila ka dy fëmijë me Belfort – shpjegoi në atë kohë se ajo vuante fizikisht për shkak të marrëdhënies së saj toksike me të.

Macaluso, e cila tani ndihmon viktimat e abuzimit në familje të përballen me traumat e tyre, shpesh ndan video në mediat sociale në të cilat ajo flet për përvojën e saj të keqe me Belfort. “Ish-burri im e shfrytëzoi jetën tonë ashtu siç donte. Dhe unë e përdor këtë mënyrë për t’i ndihmuar njerëzit – për t’i fuqizuar ata, për t’i mësuar dhe për të thyer stigmën e shëndetit mendor “, thotë ajo në një nga postimet e saj.

Madje Macaluso zbuloi se ajo ndihej rehat duke lënë martesën vetëm kur Belfort u arrestua, pasi e dinte se ai nuk mund ta lëndonte më. Një vit e gjysmë pas divorcit të tyre, ajo u takua me bashkëshortin e saj, John./E.Ç

Të fundit

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Lajme të tjera

Web TV