Covid-19/ Vdekja e 59-vjeçarit në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë tregon shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për lajmet që janë duke qarkulluar në lidhje me vdekjen e 59-vjeçarit me inicialet M.S në qarkun e Shkodrës.

Përmes një njoftimi për mediat ministria bën me dije se viktima ishte i prekur nga koronavirusi, por jetën e ka humbur si pasojë e hemoragjisë celebrale.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti me COVID19 në Shkodër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

59-vjeçari, me inicialet M.S., nga Puka, ndodhej në gjendje kome në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e hemorragjisë cerebrale (aksident cerebral vascular) dhe jo si pasojë e COVID19, nga i cili ka rezultuar bartës ditën e djeshme, por pa simptoma të COVID19.

Ministria e Shëndetësisë informon se në Shkodër ka nisur një hetim epidemiologjik, pas konfirmimit të një infermiereje të spitalit rajonal Shkodër pozitiv në 24 orët e fundit (rasti i personelit shëndetësor i raportuar në deklaratën për media të ditës së sotme).

Sipas epidemiologëve dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik që po kryejnë hetimin epidemiologjik në terren, dyshohet se ky rast është i lidhur me rastin e infermieres, e cila, sipas hetimit epidemiologjik, është infektuar në komunitet.

Nga rezultatet e testimeve të kryera në spitalin e Shkodrës, në 10 pacientë të shtruar që kanë qenë në kontakt me infermieren e infektuar, kanë rezultuar 4 pacientë të prekur, në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të patologjive për të cilat po trajtohen, por pa simptoma përsa i takon COVID19.

Njëri prej tyre, 59-vjeçari me inicialet M.S. ka ndërruar jetë, ndërsa tre pacientë të tjerë që janë bartës të COVID19 janë transferuar gjatë ditës së sotme në dy spitalet COVID.

Lexo edhe :  Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: Situata është nën kontroll dhe monitorim

Ministria e Shëndetësisë informon se vijon hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Ministria e Shëndetësisë informon se vijojnë testimet dhe hetimi epidemiologjik në Shkodër dhe do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim.

Të fundit

Mbërrin i ftohti polar, ja si parashikohet moti për javën që vjen

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin këtë të diel do të spostohen drejt jugut shoqëruar me...

“Vëllai im u përdor për të më goditur mua”/ Rama: Drejtësia doli me prova

“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë ditëve të fundit që kur SPAK-u shpalli përfundimin e hetimeve që Olsi Rama, vëllai i...

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja  Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët më të devotshëm! Kështu rezultoi...

“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Berisha sfidoi Ramën që...

James O’Brein: Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të...

Lajme të tjera

Web TV