Rama thirrje të rinjve/ Çfarë kërkoni jashtë shtetit, pse rrini atje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që jetojnë jashtë ose shkojnë për të punuar jashtë në sektorin e turizmit, që të integrohen në punë në vendin tonë.

Rama tha se ky sektor ka nevojë për punonjës të kualifikuar dhe me hovin që ka marrë zhvillimi pagat do jenë shumë herë më të mira.

“Atyre që janë jashtë ose shkojnë jashtë për të punuar. Ca kërkoni atje, pse rrini atje. Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar. Ju që jeni punonjës të kualifikuar pse e lini këtë boshllëk, ashtu sikundër u them të tjerëve. Ta provojnë të shkojnë të trokasin në dyert e hoteleve të turizmit dhe të shohin që ka për ta mundësi punësimi, por qe të jemi të vërtetë. Mundësia e punësimit në turizëm sot nuk është asgjë me mundësinë nesër pasnesër duke marrë parasysh se sa shumë investimesh janë në proces miratimesh nga kërkesat e sipërmarrje privatë në tiranë, vijën bregdetare edhe më gjerë kur vjen puna për agroturizmin apo hoteleri të nivelit të lartë. Të gjitha këto kanë nevoje për njerëz të kualifikuar. Do ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm, se do ketë të ardhura shumë herë më shumë”, tha Rama. /E.T

Të fundit

Sot sytë nga qielli, ja se çfarë fenomeni pritet të ndodhë!

Një ngjarje e jashtëzakonshme kozmike është gati të zbulohet në horizont. Ditën e sotme, pak para agimit, gjashtë planetë në...

Humbni 8 kilogramë, largoni yndyrën, rregulloni sheqerin dhe presionin e gjakut

Obeziteti është përshkruar si një pandemi e vazhdueshme nga ekspertët, me incidenca në rritje të shpejtë në dekadat e fundit. Por pesha e tepërt...

“Kush akuzon, ka barrën e provës”/ Rama: Unë s’takohem me kriminelë!

Kryeministri Edi Rama tha sot, gjatë emisionit “Report” në Rai 3, se personat që ngrenë akuza ndaj tij apo qeverisë kanë dhe barrën e...

Çfarë prisnim, e çfarë na doli/ Arbana nuk do prezantojë BBVK, ‘troket’ sërish në TCh

Pak kohë më parë u përfol se Arbana Osmani do zhvendosej në Kosovë për të prezantuar Big Brother Vip Kosova me një pagesë shumë...

Pse ky aktivitet ju dhuron qetësi dhe ju bën më të lumtur?

Nëse jeni në kërkim të një pasioni që potencialisht do t’ju lehtësojë stresin, do t’ju qetësojë dhe njëherësh do t’ju bëjë më produktivë, atëherë...

Lajme të tjera

Web TV