Pasi fitoi betejën ligjore me të atin, Jamie Spears, Britney ka vendosur të thyejë heshtjen me një reagim virtual në rrjetet sociale.
Në një foto topless që këngëtarja e ka fshirë pak orë më vonë, Spears teksa bën reagimin për prindërit dhe familjen e saj, thotë se ka pësuar një dëmtim në shpinë dhe për këtë i duhet të bëjë seanca akupunture që të rregullojë nervin e dëmtuar.
Britney shpërndau gjithashtu edhe kopertinën e librit të autores Jennette McCurdy “I’m glad my mod died” (“Jam e lumtur që nëna ime vdiq”), duke shkruar: “Një libër shumë i mirë”!
Artisja ka reaguar sërish për familjen e saj duke theksuar faktin se gjatë rritjes është lënduar jo pak herë nga prindërit e saj.
“Familja ime më lëndoi! Drejtësi nuk ka pasur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë! Mënyra se si u rrita, më mësuan gjithmonë formimin e së drejtës dhe të gabuarës, por pikërisht dy njerëzit që më edukuan me atë metodë më lënduan,” shkruan Britney.
Këngëtarja thotë se mund ta ballafaqojë në fytyrë deklaratën e saj të fortë, pavarësisht se reagimi ka ardhur përmes profilit në Instagram. “Fëmija brenda meje e ndjen që ata mund të shkatërronin gjithçka. Më mungon shtëpia ime në Louisiana dhe doja që një ditë ta vizitoja sërish, por ata morën gjithçka,” përfundon Britney postimin e saj./E.Ç