test

Ky është vendi i preferuar i kryeministrave në Tushemisht!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregimi i sotëm i gazetares Rudina Xhunga u bë në shëtitoren më të re të Tushemishtit, në mes të liqenit, me Pandin e Milleniumit.

Pandi Llakmani, dikur mësues i gjuhës ruse, ka krijuar një oazë në mes të Tushemishtit. Jetën e tij ia ka kushtuar të gjithën kësaj oaze që dimër e verë rri plot me turistë, kryesisht të huaj.

“Unë jam i pari që kam hapur një hotel në Tushemisht dhe në Pogradec. Mua më erdhi fati me këtë shëtitore që bëri qeveria përpara Milleniumit. Kjo shëtitore ka shtuar edhe vizitorët në hotel. Megjithëse në çdo ditë kemi turistë të huaj.”, thotë Pandi.

Pandi shpreh edhe një shqetësim që në fakt e kanë shumë sipërmarrës në Shqipëri, mungesën e punëtorëve profesionistë.

“Unë kam punëtorë në hotel. Ama ka dhe mungesa, sidomos për profesionistë. Jam i detyruar t’i marr nga rruga dhe t’i mësoj. Sepse profesionistët kanë emigruar jashtë.”, thotë ai.

Ky është vendi i preferuar i kryeministrave në Tushemisht!

Ka apo jo profesionistë, në tavolinat e Millennium-it nuk mungojnë gatimet tradicionale të Tushemishtit dhe Pogradecit.

Prandaj është edhe hoteli i preferuar i kryeministrave shqiptarë, nga Nano, te Meta dhe Berisha e Rama që kanë shijuar ushqimin dhe pamjen e bukur që ka hoteli me liqenin përballë, të zbukuruar akoma më shumë nga shëtitorja.

“Te Milleniumi ka qenë Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama kanë konsumuar dreka dhe darka në hotelin tim.

Edi Rama më ka vlerësuar shumë. Me sjelljet e tij kam kuptuar që e do punën dhe do patjetër që të përmirësohemi, në infrastrukturë sidomos. Prandaj ndërtoi dhe këtë shëtitore.”, thotë Pandi i Tushemishtit.

Kur të vesh në Tushemisht, shko te Millenium, konsumo një drekë apo darkë me ushqime tradicionale dhe pamjen nga liqeni!/  S,M

Të fundit

Karkaleci ‘pushton’ fushat e Dumresë/Fermerët: Ka bërë namin, dezinsektimi nisi me vonesë

Qindra hektarë tokë bujqësore në zonën e Dumresë janë pushtuar nga karkaleci i cili ka dëmtuar të mbjellat. Infeksioni...

Thierry poston videon me djalin e të ndjerës Hueyda El Saied: Gjithmonë bashkë

Si çdo baba i cili "shkrihet" dhe bëhet një me dëshirat e fëmijës së tij për ta parë të voglin sa më të lumtur,...

Ariu i ‘tërbuar’ tmerron pasagjerët, ngjitet sipër makinës (Video)

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi ku një ari ka tmerruar pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar në rrugë. Video e xhiruar nga...

Temperaturat e larta në këtë vend bëjnë ‘kërdinë’, raportohet për dy viktima

Dy turistë të tjerë kanë vdekur në Greqi pasi u zhdukën gjatë shëtitjeve. Një turist holandez u gjet i shtrirë përmbys në një luginë nga...

FOTO/ “Jam e para që guxoi”- Alban Skënderaj i përgjigjet Elvanës pasi ajo e “thumboi”?

Teksa mbante koncertin e saj “Dekada” në një stadium në Gjermani, kur ndodhej me Romeo Veshaj në skenë, ky i fundit bëri një pyetje;...

Lajme të tjera

Web TV