400 mijë lekë ndihmë, ja individët që përfitojnë nga paketa e dytë e Qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një paketë ndihme prej 70 milionë dollarësh do të miratohet nga Qeveria për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të goditur më fort nga izolimi për shkak të koronavirusit.

-Masat kufizuese deri në fund të majit, Rama jep detaje

Punonjësit e bizneseve të mëdha që kanë humbur punën do të marrin 400 mijë lekë (të vjetra), ashtu si edhe punonjësit e bizneseve të vogla të mbyllura që nuk morën ndihmë në paketën e parë, apo ato biznese të vogla që kanë qëndruar hapur por që kanë punuar me xhiron minimale. 10 mijë punonjës në turizëm të cilët nuk po punojnë aktualisht do të marrin gjithashtu një ndihmë prej 400 mijë lekësh (të vjetra).

Për bizneset prodhuese, fasoneritë dhe atyre të turizmit do të jepet 150 milionë dollarë garanci sovrane ku nga Qeveria do të merret përsipër kosto e interesit.

Sipërmarrjet në sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, që kanë pasur volum të rritur, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit. Për bizneset e turizmit, fasoneve, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit.

-Do fillojë riatdhesimi i shqiptarëve, por ka disa kushte

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV