test

“Politikanët me pasuri miliardëshe”/ Drejtori i ‘Antikorrupsionit’ bën deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë televizive, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, ka thënë se Kosova ka politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe.

“Kemi politikanë të cilët kanë pasuri miliardëshe, ka plot nga to që nuk kemi mund me e verifiku kemi dorëzuar në prokurori, ajo e ka mbyll rastin. Mund të mos jenë në Kosovë dhe ne nuk kemi autorizime që të kryejmë hetime jashtë vendit. Vitin paraprak jemi njoftuar nga një OJQ që një politikan i ka pas 5 milionë euro në një bankë të Zvicrës dhe kjo është marrë vesh vetëm pas rrjedhjes së të dhënave nga banka”– tha ai gjatë intervistës.

Buleshkaj thekson se zyrtarët publikë të cilët nuk e deklarojnë pasurinë në shumicën e rasteve arsyetohen se ‘kanë harruar’.

Buleshkaj thotë se si Agjenci për Parandalimin e Korrupsionit nuk iu besojnë arsyetimeve të tilla.

Por kur rastet përcillen në Prokurori, këto arsyetime merren për bazë ka thënë Buleshkaj.

“Shumicën e rasteve në qoftë se zyrtarët publik kanë thënë që kanë harru, për neve nuk kanë qenë të mjaftueshme si arsyetime. Ka raste kur prokuroria iu ka besu atyre që kanë thënë kemi harru. Ka plot raste kur neve nuk është na u mbush mendja me një arsyetim të tillë” – tha ai./E.T

Të fundit

Gazetarja tregon prapaskenat/Ja historia që ndodhi brenda burgut me syzet e Fredi Belerit

Gazetarja e njohur Klodiana Lala është shprehur se e ka ndjekur çështjen Beleri hap pas hapi dhe garanton se...

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange kthehet në shtëpi pas 14 vitesh beteja ligjore

Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të SHBA-së...

Shefi i Pentagonit flet në telefon me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë, Andrei Belousov, lidhur me rëndësinë e...

15 vjet pa mbretin e Pop-it Michael Jackson

Pesëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, më 25 qershor 2009, Michael Jackson mbetet një nga gjenitë absolut të muzikës Pop dhe një balerin i...

‘The Sun’: Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ujëra të pastra kristal

‘Një cep i botës’ pak i njohur për vizitorët e Evropës Lindore i konsideruar si një Tajlandë në miniaturë, me ujëra bruz dhe fluturime...

Lajme të tjera

Web TV