Otorinolaringologu i njohur nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Walker këshillon se të gjithë ata që janë me alergji përgjatë kësaj kohe me koronavirus të mos përdorin spraj për hundët.
“Ata të cilët janë alergjikë, teshtijnë, kanë rrjedhje hundësh, kruajtje të syve dhe të hundëve, të mos përdorin spraj hundësh thotë” dr. Paul Walker.
Nga ana tjetër është vërejtur se këto simptoma janë shfaqur edhe te njerëzit e prekur me koronavirus, shkruan News4
“Nga të dhënat që vijnë nga Franca dhe Italia një ndër simptomat më të shpeshta është humbja e nuhatjes dhe e shijes. Këto simptoma i lidhim me alergjitë dhe inflamacionin e sinusit, prandaj theksojmë që nëse pacienti ka pasur ethe bashkë me humbjen e nuhatjes dhe shijes, atëherë është i dyshuar për koronavirus”, shpjegon Walker.
Gjithsesi, Walker thotë se sprajti për shpëlarjen e hundëve është i dëshëm përgjatë periudhës pandemike që po kalon bota.