test

Televizioni si “TikTok”-u

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe menccurinë, ka vendosur të imitojë “TikTok”-un.

Roli i televizionit ka qenë informimi, edukimi dhe argëtimi. Mesa duket ky trekëndësh nuk është më në modë. Moda janë videot virale. Dallimi mes asaj që është në interes të publikut dhe asaj që është interesante për publikun është shuar nga rendja pas shikuesve. Arsyeja? “Këtë do shikuesi”. Henry Ford thoshte që nëse do të pyesja njerëzit ata do të kërkonin kuaj më të shpejtë- jo makinën.

Në tregun e mbipopulluar mediatik, dhe në kohën kur kemi edhe media sintetike (prodhime të Inteligjencës Artificiale) besimi është monedha kryesore.

Përpjekja për ta kthyer TV në “TikTok” nuk është thjesht vetëm humbje e traditës dhe origjinalitetit, por edhe një mundësi e humbur. Televizioni mund të luajë me pikat e tij të forta duke ofruar cilësi mbi sasinë, duke krijuar përmbajtje që trajtojnë çështje komplekse – gjëra që kërkojnë më shumë se 60 sekonda për t’u kuptuar. Nxitimi është për të prodhuar “fast food digjital” të shijshëm për momentin, por pa vlera ushqimore.

Modele të njohura të gazetarisë si “BBC”-ja shërbejnë për të treguar se misioni i tv-se është raportimi i përgjegjshëm, edukimi, argëtimi, hulumtimi, analiza e thelluar dhe kontekstualiteti. Më shumë se të jesh i pari, vlen të jesh i saktë. Përpjekja për të imituar modelin e “TikTok”, bën që televizioni të zbehë asetin e tij më të vlefshëm – besueshmërinë. Kur ndodh një ngjarje e madhe, njerëzit kërkojnë të mesoj e nga “TikTok” por nga Televizioni më i mirë.

Lexo edhe :  Romantizmi rrugor, precedent me tabela e semaforë të mbuluar nga gjethet e pemëve

Beteja për vëmendje sot është e ashpër. Platformat e mediave sociale, me algoritmet e tyre janë krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të droguar me përmbajtje që variojnë nga sublimja te qesharakja. Në ngutin për të konkurruar, TV rrezikon të bëhet kopje e keqe e “influencarve” që të tregojnë se si lahen duart, ku duhet të hash dhe si duhet të vishesh.

Është sikur në një fshat me shumë xherah, doktori të lerë stetoskopin dhe t’i bashkohet turmës së “mjekëve popullorë”.

Lëreni “TikTok”-un të jetë “TikTok” dhe televizionin, televizion./   S.M

Të fundit

Shpenzimi mesatar për shërbimet celulare u rrit për të tretin vit radhazi në 2023

Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më shumë se 7900 lekë për shërbime të komunikimeve celulare. Sipas të dhënave...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Edhe këtë të martë, kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit. Era pritet të jetë...

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një moment i rëndësishëm për të...

Çaji që zhduk dhjamin e barkut

Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e...

Agron Llakaj rrëqeth me dedikimin për bashkëshorten: Përpëlitem në vuajtje pafund

Ditën e sotme është bërë një muaj nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandina. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje...

Lajme të tjera

Web TV