Pritjet për vizë që nga 2017. Ministria e Jashtme Gjermane pranon vonesat. Më problem paraqitet Prishtina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04)në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani. KëtE paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar.”

Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar./DW

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV