test

Rama ndan titujt e pronësisë në Himarë! Ja kush janë trashëgimtarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mirëdita dhe faleminderit shumë që jeni këtu sot dhe faleminderit që pjesa më e madhe po qendroni në diell për një aktivitet që është shumë i rëndësishëm për shumë arsye.

Është folur shumë dhe është abuzuar shumë si një çështje që lidhet vetëm me Himarën. Madje është abuzuar shumë nga ata që nuk kanë asnjë lidhje tjetër veçse shfrytëzimin legjitim të banorëve për të çuar përpara interesat e tyre politike, interesat që nuk kanë asnjë lidhje as me fqinjët. Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë. Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën. Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, pasi nuk është pranuar ligji dhe janë bërë shumë ndryshime me ATMP që ju i dini më mirë se unë. Edhe kjo ka penguar shtëpitë që kanë qene aty dhe këtu është shtuar dhe një shtesë sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat qytetarëve të Himarës për t’ia dhënë oligarkëve.

Ju e dini më mirë se unë, që nuk ka asnjë metër katror që asnjë metër katror ti jetë marrë një trashëgimtari dhe t’i jetë dhenë dikujt tjetër. Ka një situatë tjetër, që janë shfaqur pronarë që ju e dini mirë se kush janë dhe i kanë vënë qytetarët përpara një zgjedhje që të pranojnë të shesin pronën e tyre. Kush thotë që i janë marrë pronat himariotëve pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe. /   S.M

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV