test

“Certifikatat janë zero lekë”, Rama në Himarë: Mos bini pre e broçkullave, jam një nga ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara banorëve të Himarës, tha se certifikatat e pronësisë që po shpërndan nuk bëjnë asnjë lekë.

Rama theksoi se banorët në Himarë nuk duhet të bien pre e broçkullave. Kreu i qeverisë tha se ai është një prej banorëve.

Edi Rama: Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Mos bëni pre e këtyre broçkullave. Nuk e do kush Himarën më shumë se ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni. Certifikatat sot do i japim. Ai që bërtiti sesa kushtojnë certifikatat, i them se bëjnë zero lekë.

Të gjitha falas, pa asnjë kokërr leku, se janë shtëpitë tuaja. Ne kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin dhe asnjë kokërr leku nuk iu kemi kërkuar atyre që humbën shtëpitë. Janë banesat e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan. Himara ka nevojë për zhvillim.

Himara po ngjitet dhe nga ngjitja e saj do të përfitoni më shumë ju. 4000 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura është adresa e problemit./   S.M

Të fundit

VOA: Vendimi i Apelit për Belerin hap rrugën për zgjedhje të reja në Himarë

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me dy vite burgim për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur...

Ish-zëdhënësi i Belerit tregon mesazhet: Djali i Arqille Bollanos më kërcënon

Ish-zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli, pretendon se është kërcënuar nga djali i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Arqille Bollano. Në studion e “Top Story”,...

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e...

Sezoni i Gaforreve, me cilat shenja shkojnë më shumë më të ndjeshmit e Horoskopit

Gaforrja është një shenjë uji e sunduar nga Hëna. Njihet si një nga shenjat më të ndjeshme dhe më të orientuara drejt familjes. Humori i...

Takimi me Vuçiç, reagon Kurti: Shkelën marrëveshjet, situata eskaloi për faj të Beogradit

Pas dhjetë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç takohen në Bruksel në ndërmjetësim të shefit të diplomacisë evropiane...

Lajme të tjera

Web TV