test

Himara nis sezonin turistik/ Fluks turistësh nga Anglia, Gjermania e Zelanda e Re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Himara tashmë e ka nisur sezonin turistik duke sfiduar edhe motin e paqëndrueshëm.

Numri i turistëve është në rritje ndërsa janë kryesisht te huaj ata qe në këtë periudhe zgjedhin pikërisht Himarën për të kaluar disa dite pushime. Turistët e huaj vijnë nga  Anglia, Gjermania e madje edhe  nga Zelanda e Re. Ata shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore dhe ushqimi i shijshëm.

“Jam nga Anglia. Deti është i mrekullueshëm me ujë transparent dhe njerëzit këtu janë shumë të dashur. Unë nuk kam qenë më parë në Shqipëri dhe jam e lumtur që kam ardhur.

Ne vijmë nga Zelanda e Re. Na pëlqeu shumë këtu, është hera e parë që vijmë në Europë dhe në Shqipëri. Kishim lexuar që kishte plazhe të bukura dhe çmime të favorshme për të pushuar.

Edhe unë jam nga Zelanda dhe këtu është shumë ndryshe nga vendi jonë. Na pëlqeu shumë ishte suprizuese ardhja këtu. Njerëzit janë shumë të këndshëm”.

“Jam nga Anglia dhe më pëlqen shumë këtu. Deti është fantastik dhe është shumë qetësi”.

“Vij nga Gjermania do të rrimë këtu disa ditë. Jemi këto për herë të parë dhe na pëlqyen shumë plazhet këtu”.

“Ne vijmë nga Gjermania kemi rreth një javë këtu dhe kemi bërë një turn ë të gjithë vendin. Ka qytete shumë interesante këtu”.

Nënkryetari i bashkisë së Himarës ka deklaruar se gjatë javëve të fundit ka pasur fluks të turistëve të huaj ndërsa theksoi se nuk do të tolerohet asnjë punim në qytet gjatë sezonit veror.

Në bazë të prenotimeve strukturat hotelerie në Himarë presin një rritje të numrit të turistëve deri me mbi 30 % gjatë kësaj vere. Himara ka disa prej plazheve më të preferuara për të pushuar gjatë verës./kb

Të fundit

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha...

Të dhënat e raportit: Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon!

Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa i përket pesë përvojave...

Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr një paketë të re masash për fermerët!

Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për bujqësinë. Një pjesë e saj...

E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të...

E drejta e informimit/ Rama: Kemi transformuar bazën ligjore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e Gjashtë Kombëtare për të “Drejtën e Informimit” u shpreh se vendi ka bërë progres...

Lajme të tjera

Web TV