test

Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Në fund të vitit 1989 – para se të hiqeshin telat me gjemba nga kufijtë e Shqipërisë – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 3.21 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas regjistrimit të popullsisë që u krye atëherë, 99% jetonin brenda vendit – vetëm 32 mijë shtetas rezultonin emigrantë (politikë apo ekonomikë).

Në fund të vitit 2023, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.65 milionë shtetas shqiptarë.  Nga këta, sipas një vlerësimi të përafërt statistikor që kam bërë bazuar në një sondazh rigoroz në terren, rreth 57% jetonin brenda vendit. Pra, rreth 2 milionë rezultonin në emigracion.

Po cilat janë etapat e rritjes së numrit të emigrantëve nga 0.03 milion më 1989, në 2 milionë deri në fund të vitit 2023?

Vitet ’90 shënuan një eksod biblik të shqiptarëve drejt Italisë, Greqisë, e vendeve të tjera. Si rezultat, në vitin 2001 kishim pothuaj 1 milion shtetas shqiptarë jashtë vendit – në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin pothuaj 4 milion shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2001, numri total i banorëve rezultoi 3 milionë.

Në dekadën e dytë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por jo më me përmasa biblike – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1 milion që ishte më 2001, në 1.5 milion më 2011 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin 4.3 milionë shtetas shqiptarë, ndërsa nga regjistrimi i popullsisë në fund të vitit 2011, numri total i banorëve rezultoi 2.8 milionë.

Edhe në dekadën e tretë të demokracisë, eksodi i shqiptarëve vazhdoi, por ishte i barabartë me atë të dekadës paraardhëse – numri i shtetasve shqiptarë jashtë vendit u rrit nga 1.5 milion që ishte më 2011, në 2 milion më 2023 (u shtuan 0.5 milion). Konkretisht, në regjistrin e Gjendjes Civile figuronin në fund të vitit 4.65 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa nga një vlerësim i përafërt statistikor që kam bërë (bazuar në një sondazh rigoroz në terren vjet në vjeshtë), rezultoi se banonin në vend rreth 2.65 milionë nga këta shtetas.

Lexo edhe :  ‘The Sun’: Vizitoni Lumin e Shalës, ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ujëra të pastra kristal

Prej kurbës së emigracionit nga dekada në dekadë (shihni grafikun shoqërues), mund të konstatohet se ritmi i emigracionit është ngadalësuar në krahasim me dekadën e parë të eksodit të madh, por mbetet përsëri shqetësues për zbrazjen e vendit nga popullsia. Nëse emigracioni vazhdon me ritmin aktual, pas pesë vjetësh, do të kemi më shumë shtetas shqiptarë jashtë Shqipërisë se sa brenda saj (aktualisht janë 43% në emigracion).

SHËNIM: Dallga 1, 1990-2001; Dallga 2, 2001-2011; Dallga 3, 2011-2023

Të fundit

Kledi Kadiu në mediat italiane: Të rinjtë jetojnë me zili për shkak të rrjeteve sociale

Kam qenë i suksesshëm sepse e kam njohur dështimin, të rinjtë sot jetojnë me zili për shkak të rrjeteve...

​Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë...

Manja: Hetimi për spitalin Onkologjik ka nisur në janar 2023

Teksa foli për rritjen e pagave të administratës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u ndal te skandali në spitalin Onkologjik. Ai tha se hetimet kanë...

Dyshohet se shkelën pronën e kryeministrit britanik/ Arrestohen 4 persona

Katër burra u arrestuan të martën me dyshimin për shkelje të ligjit, pasi hynë në territorin e pronave në fshat të kryeministrit Rishi Sunak...

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jorgo Goron

GJJKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, por u refuzua nga...

Lajme të tjera

Web TV