“Cuneus”, dokumentet personale të Bogdanit shpalosen në një ekspozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë është hapur ekspozita në nder të Pjetër Bogdanit.

Ekspozita përmban 7 dorëshkrime të Bogdanit, të zbuluara në arkivën e Vatikanit të një nga hulumtuesit më të mirë Bejtullah Destani, i cili ia ka dhuruar këto dorëshkrime Bibliotekës e cila është pasuruar me to, raporton Kult Plus.

“Figura e Bogdanit ishte udhërrëfyese e ndriçuese në shekullin e 17, atë e kemi njohur si autor të veprës ”çeta e profetëve’ e cila është përkthyer në gjuhën e italiane, dhe e cila tashmë komunikon me botën.

Ai ndër të tjera e pasqyron më së miri situatën kombëtare e shoqërore tonën si arqipeshkv i Tiranës, Shkupit e Shkodrës, i cili shënoi, la shënime e i dërgoi në qendra të ndryshme sidomos në Romë”, tha në çeljen e kësaj ekspozite Don Lush Gjergji.

Para publikut u paraqit edhe hulumtuesi Destani, i cili tha se është i lumtur për jetësimin e kësaj ekspozite derisa inkurajoji studiuesit e hulumtuesit që t’i rreken punës për të gjetur dosje e dorëshkrime të tjera të kësaj figure të madhe të kulturës sonë.

Në kuadër të kësaj ekspozite u prezantuan dokumente të rëndësishme të Bogdanit, të cilët Biblioteka ka arritur t’i sigurojë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe përmban libra, fotokopja origjinale e veprës së Bogdanit, e pjesë të veçanta të veprës “Ceta e profetëve”, botime monografike e studimore të shkruara për Bogdanit si dhe artikuj nga revista e gazeta të ndryshme.

Të fundit

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV