Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, politikanët shqiptarë u bënë bashkë për të uruar besimtarët myslimanë dhe për të përcjellë mesazhe të forta të unitetit, sakrificës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Nga Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, deri te Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, të gjithë theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në shoqëri, duke nxitur reflektimin dhe përpjekjet për një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Mesazhet e tyre frymëzuese dhe premtimet për të ardhmen treguan vlerat e përbashkëta dhe angazhimin për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Kjo ditë e shenjtë e Kurban Bajramit shërbeu si një moment reflektimi dhe frymëzimi për udhëheqësit shqiptarë, të cilët përcollën mesazhe të bashkimit, sakrificës dhe dashurisë. Përmes mesazheve të tyre, ata nxitën përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, të bazuar në vlerat e përbashkëta dhe mirëkuptimin ndërfetar.
Urojmë që këto mesazhe të kenë një ndikim të fuqishëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe të sjellin një atmosferë të re shprese dhe paqeje. Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Kurban Bajramin duke shpërndarë një foto të veçantë, në ditën e veçantë për besimtarët myslimanë.
Presidentit Bajram Begaj
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli një mesazh të fuqishëm për besimtarët myslimanë. Ai tha se kjo ditë mbart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin. “Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Ky akt na ndihmon të kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe të përmbushim rolin tonë për të bërë mirë dhe për të qenë pranë atyre që nuk kanë mundësi. Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë”, uroi Begaj besimtarët myslimanë për shumë vite të begata dhe të mbushura me paqe e mirësi.
Nikolla
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përcollI urimet e saj për besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në shoqëri. “Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur. Kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin, sakrificën në emër të besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë”, shkruan Nikolla.
Meta
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta premtoi kthimin e pronave komuniteteve fetare, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar.
Veliaj
Nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Veliaj theksoi rëndësinë e unitetit dhe përpjekjes për të bërë gjëra të mrekullueshme.
“Në këtë ditë feste, le të lëmë mënjanë xhelozinë dhe përfoljen, duke u përqendruar në vlerat e përbashkëta që na bëjnë më të fortë”, tha Veliaj. Ai u kthye pas në kohë. “Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimi i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin. Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve.
Sa më të dashur të jemi, sa më të përkushtuar të jemi kurban koto vese dhe këto kliche të micës mes nesh, aq më shumë e bëjmë të mirën. Me këtë treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, tha Veliaj. Ai gjithashtu falënderoi efektivët e policisë dhe mjekët që janë në krye të detyrës edhe në ditë festash, duke vlerësuar përkushtimin e tyre ndaj komunitetit.
“Sot është ditë pushimi, nesër do jetë prapë ditë pushimi, por jo për të gjithë. Për disa njerëz, sidomos për ata që janë me uniformë, festat e mëdha, organizimet e mëdha, kërkojnë më shumë impenjime, më shumë orë jashtë pune, më shumë largim nga familja. Një mirënjohje për të gjithë ata që i shërbejnë komunitetit tonë edhe në ditë festash, edhe në ditë gëzimesh”, u shpreh kryebashkiaku.
Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri për Kurban Bajram. Berisha, në mesazhin e tij thotë se uron që Bajrami që vjen të gjejë më mirë të gjithë shqiptarët. “Të dashur miq, sot muslimanët shqiptarë në Shqipëri dhe kudo që janë festojnë Kurban Bajramin, ditën e mëshirimit, durimit, përkushtimit dhe sakrificës të njeriut për Krijuesin, veten, familjen, vendin e tij. Le t’i urojmë ne së bashku nga zemra të dashur miq, çdo besimtari musliman si dhe mbarë shqiptarëve, Gëzuar këtë ditë të shenjtë dhe t’i lutemi Zotit të pranojë dhe shpërblejë me të mirat e tij çdo durim, sakrificë e përpjekje të çdo shqiptari. Bajrami që vjen më mirë të na gjej”, shkruan Berisha.
Basha
Me rastin e Kurban Bajramit, Lulzim Basha, ishte për vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Basha ka uruar festën besimtarëve myslimanë me sa më shumë mbarësi, fat e begati për të gjithë familjet shqiptare.v“Do t’i uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të gjithë shqiptarëve, gëzuar festën e Kurban Bajramit. Zoti ju ruajt, ju dhe familjet tuaja! Ju begatoftë shpirtrat, mendjet, shtëpitë dhe shtroftë rrugën përpara me mbarësi, me fat e me begati për të gjithë shqiptarët!”, u shpreh Basha.