Në kohën kur fluksi emigrantëve dhe turistëve pritet të jetë i lartë për shkak të sezonit veror, dogana e Kapshticës ka pësuar një transformim, për t’i uruar mirëseardhjen të gjithë atyre që hyjnë në territorin shqiptar.
Fasada e Godinës në pikën kufitare të Kapshticës po transformohet përmes realizimit të një muraleje nga artistja polake Maria-Rosa Szychowska, që më pas do të vijojë edhe në Qafë Thanë.
Fotografitë gjatë punës së artistes polake dhe rijetëzimit të kësaj godine i ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale./E.T