Ariu t’i ka hyrë shtëpisë; por vigjilon komshiu, jo ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Britania e Madhe, me rastin e një gjyqi nga një i huaj, deklaroi rrezikun që i vinte Sigurisë së Mbretërisë ishullore, nga ai ‘miu’ që rri në një shtëpi të vogël, larg, buzë Adriatikut. Sali Berisha, është një send i vogël para fuqisë Perëndimore, por i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin e Ishullit.

Zyra e lartë e shtetit Britanik iu drejtua Sali Berishës me gishtin e këtij vendimi:

Je i frikshëm sepse “…ke lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar…., ke përdorur pozicionet e tua të zgjedhura për t’u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale… Projekti Britanik Crime State Nexus (“CSNP”), ka për qëllim prishjen e lidhjeve midis politikanëve dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë në veçanti”, thuhet në dokumentin e vendimit. Provat për rrezikun ‘Berisha’ janë mbledhur që nga viti 1996. I bie që presidenti i republikës sonë, me një tufë të njohur kriminelësh të tmerrshëm rreth vetes, ka nisur rrënimin e vendit edhe më parë se vdekja jonë të ulërinte në Britaninë e Madhe. Qysh ditët e para nisi shkatërrimin e ekonomisë dhe djegien e veprave industriale e të institucioneve të vendit. U kthyen në gërmadha qindra sipërmarrje të mëdha dhe mijëra të vogla. Berisha i krijoji popullit situatën ‘down’, dhe që aty, shtrirë përtokë, nisi ta rrjepë viktimën. I mori edhe kursimet e familjes dhe banesat dhe ia futi në skemat mafioze si te Ponzi. I vodhi më të shumtat, me to pagoi libra dhe këngë për vete. Të dëshpëruarit që vranë veten, shkuan; të tjerët i armatosi me gjithë arsenalin e komunizmit dhe i vuri në luftë kundër njëri- tjetrit. Mbi 3000 vetë humbën jetën në 97-tën. Vlora, Gjirokastra, Saranda, Fieri, Delvina e Himara u vunë në shënjestër për t’u zhdukur. Ndezi luftën mes shtetit e individit dhe mes njërës krahinë me tjetrën. Kreu grushtin e shtetit në vitin1998, dy vjet pas nisjes së provë- mbledhjes në Britani.

Lexo edhe :  Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Më parë kishte ngritur grushtin kundër Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara me ndihmën dhënë Millosheviçit, teksa ky kryente kasapin për mijëra të vrarë me ndihmën e Berishës. Vrau qytetarë para zyrës së tij si kryeministër. Vrau dhe dogji 26 njerëz dhe plagosi qindra në biznesin e  tij të paligjshëm në Gërdec… Kot t’i hysh numërimit të krimeve të Sali Berishës këtu brenda; ato nuk kanë shoqe me asnjë pushtues e dhunues të vendit tonë në histori. Kur nisi hetimin dhe ndalimin ‘e bishës’ Perëndimi (edhe Britania e Madhe), Berisha kishte kryer punë, e kishte bërë kërdinë në shtëpinë e tij (tonë). Ku i kishte prangat ky shtet? Ku e kishte vigjilencën ky komb? Ku e kishte ushtrinë, po forcën, po muskujt? Ku e kishte strukur kokën ky njeri këtu?. Qenia shkatërruese i kishte hyrë shtëpisë sonë, por ne ziheshim për ‘nderin’ ariut. Ndërsa shteti ynë, ku hyri Berisha e bëri kërdinë me dëme qindra vjeçare, nuk ka asnjë shënim, as vendim, as përrallë… se si në epokën tonë ‘një ari na hyri në shtëpi dhe shkatërroi gjithçka!’. Çfarë dëshmitarësh jemi për të nesërmen, madje as për të sotmen?

Asgjë nga shtëpia!

Nga larg,  nga komshinjtë- po, atje ka vigjilencë. Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe vende të Europës, që larg kanë parë ‘kafshën’ që shkatërron shtëpi njerëzish; dhe vunë alarmin për të vetët. Është hera e parë që vendi ynë, Shqipëria, eksporton rrezik dhe terror për vendet e botës, sidomos për Perëndimin. As vetë ‘diktatori’ ku shërbeu Berisha përulësisht, nuk e bëri. Atëherë, ne pyesim veten: Ç’paskemi pritur e ç’paskemi gjetur? Prekim veten ‘a jemi ne?!”

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV