Të premten në mbrëmje, Justin Timberlake dha performancën e tij të parë live që nga arrestimi i tij herët në mëngjes të martën në Long Island, New York.
Në koncertin e tij në Çikago në ‘United Center’ më 21 qershor, 43 vjeçari u tha fansave “ka qenë një javë e vështirë” në një fjalim të shkurtër përpara se të performonte “Selfish”.
“E di që ndonjëherë është e vështirë të më doni, por ju vazhdon të më doni dhe unë ju dua gjithashtu”, shtoi ai ndërsa spektatorët brohoritnin.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Policisë Sag Harbor të martën, më 18 qershor, Timberlake “u vu re duke drejtuar një BMW 2025 në drejtim të jugut në Madison Street, duke mos ndaluar në një shenjë ndalimi të vendosur siç duhet dhe duke mos mbajtur korsinë e tij të udhëtimit”.
Pas ndalimit nga një oficer, u përcaktua se “ai po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur” dhe “u vu në arrest dhe u mbajt gjatë natës për t’u gjykuar në mëngjes.”
Ai u lirua më vonë atë mëngjes.
Sipas raportit të tij të arrestimit, Timberlake u tha autoriteteve, “Unë kisha pirë një martini dhe ndoqa miqtë e mi në shtëpi”./E.Ç